Press "Enter" to skip to content

Shiu i fundit

Trak-truk. Shi i verbër si at i poetëve
Duke kërkuar kështjellat.
Mijëra dashuri rendin nën qiellin e ultë,
takohen dhe ndahen si vetëtimat.
Te dritarja çeli si dhembje trëndafili.
O Zot, sa lule të humbura!
Një këtu, një aty trëndafilat e vdekur.
Pikë-pikë bien shpirtrat dimërorë,
nëpër muzgun e ngjyer me ajër.
Dikur djalë i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar,
që tërë shirat e botës binin për mua.
Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht,
nuk ka kuptim që bie shi.

Autori
Frederik Rreshpja

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *