Oh rruga jote, flutur në gojë dheu,
Krahët e tu vraga shiu të zi, breshëri të kuq si gjaku,
Që sot e var si bizhu, në qafën e prerë nga plaga e stinës së ikun.
Sot t’ kthehet qielli e bie mbi ty guri i themelit të hjekur si lëkurë e robinjës.
Moti pat stinë, shi pranvere, aromë lulesh, fruta të pjekur,
gështenja t’ëmbla, shegë t’kuqe dhe portokall Mesdheu,
sy ulliri, kurorë dafinash, pëllumba krahëbardhë.
Pat festa, ku gratë e bukura pinin verë mjalti n’kupa larë me ar,
…
O flutur – argjile e pjekur n’hi drurësh t’djegun
O gjamë e verbër.
Ti nuk je
kënga e këngëve.
Nuk je Penelopa ne avlëmendin e mendimit, durimit, dashurisë, shpresës,
as Zana e as Ora e malit, n’bjeshkë ku reja kris.
O motër e shtatë vëllezërve të dekun nga mortja, lufta, motet…
O bijë e nanës që pret n’prag dere, rrafshuar me tokën
Flutur bojë dheu…
4.11.2016







Be First to Comment