Shtëpia e letërsisë shqipe

Dituri Meçi DIZDARI: Sa larg jemi, sa larg

“Nga vuajtja e ndarjes nuk
gjen dot shpëtim” 
Neruda

Dhimbja ka një rrugë pa fund,
pa krye…

Mendimi për ty
Mendimi për ty
Mendimi për ty

Vetëm dashuria mund ta nxërë,
vetëm malli…

Sytë e tu,
ndezin ballin e ditëve që kuturu ecin,
me emrin tënd në buzë…
diej mbyten çdo mbrëmje aty,
…digjen…

Unë në kafazin tim përpëlitem…
…zogu i dashurisë kërkon të shpëtojë…

…sa larg jemi, sa larg…

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.