Shtëpia e letërsisë shqipe

,

Shën Shiu

Shigjeta shiu shugatin, shkoklojnë shelgjishten,
shkurtat shpuplon shpatëzhveshur shtegziu.
shterzime shtëllungë shirash shugurojnë
Shën Shiun.

Shkundëllimë shituese, shkopsitje shkreptimash,
shkërmoq, shkrofëtin shantazhi-mbret.
Shkarravina shqote, shuplaka shtrëngatash shpallin
Shiun Shtet.

Shkumëzon, shpërthen shampanjë shirash,
shkundadimri shandan shungullimash shndriu,
shtatmadhoria shkumëbardhë e shtjellave shpalosi
shtetrrethimshiu.

Autori
Bardhyl Londo

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.