Press "Enter" to skip to content

Dritë në hekë

Sytë e dinë për trandafilin

Të ngopun me habinë
Sytë dinë për trandafilin,
Ruzalemin e aromave.

Mendja kap
sall anën e ndritshme të gjanave,
paqen e një akordi
të shkrimë në Tansinë.
Nji zog nga nalt
mundson pajtimin e dritës
me hijet që zgjohen.

Dritë në hekë

Nuk i kthej shpinën
këtij çasti,
që më shtyn jetën
si era velën.

O, kjo dritë
në hekë:
sytë e tu.

Ke fjalë plot ajër,
të mbarsura të gjitha
me agun,
që më bleron
kryqin e ditëve.

Në lindje të Reas

Me hapa viganë
thnegla i ngjitet
fijes së blertë të barit,
nën dritën
e atyre mijëra diejve:
limonave.

Përmbi minare
krina zogjsh,
mbushur plot me britma,
dhe klithma
e gëzuar e dritës
në sytë e të salindurës.

Autori
Azem Qazimi

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *