Shtëpia e letërsisë shqipe

Ndue Ukaj

Autori

Ndue Ukaj

Ndue (Tomë) Ukaj lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë. Është poet, shkrimtar, kritik dhe publicist.

Botime
Diskursi biblik në letërsinë shqipe”- studim, AIKD, 2004, Prishtinë.
“Ujëvarat e metaforave”, poezi, Botimet M&B, 2008 Tiranë.
“Ithaca of the word “, poezi, përkthyer nga Peter Tase dhe botuar në SHBA, Lulu Enterprises.
“Godo nuk vjen”, poezi në shqip, anglisht dhe spanjisht, me përkthim të Peter Tasesm Lulu Enterprises.
“Arka e shpëtimit”, poezi, “Drita”, 2012, Prishtinë.
“Gjithmonë diçka mungon”, poezi, OM, 2017, Prishtinë.
“Krijimi i dashurisë”, përzgjedhje poetike, botuar nga Festivali Ndërkombëtar ‘Ditët e Naimit, 2017, Tetovë,
“Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore”, Onufri, ese, 2019
“Mbretëria e ëndrrave”, tregime, Onufri, 2021.
“Retë prej drite”, poezi, Onufri, 2022.
“Dritarja e Marin Shkrelit”,roman, Onufri, 3023.

Çmime letrare apo nderime të tjera
2011, Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” për librin më të mirë në poezi, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, “Ditët e Naimit”, 2011, Çmimi për poezinë më të mirë.
“Creativity prize”, 2016, Naji Naaman’s Literary Prizes 2016.

 

Lexo nga ky autor

  • Shkëlqim i vagullt

    Shkëlqim i vagullt

    Utopia Çdo gjë është ndryshe. Në horizont dielli copëzohet; Copëzat ngulen në zemrën e tokës si shigjeta triumfuese. Ngjyrat s’i dallojmë nëpër…

  • Poezi

    Poezi

    Mbretëria e drejtësisë Harku pa formë i një pike loti noton në qiell Dhe u ngjan reve që grumbullohen mbi koka tona.…

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.