Ndodh gjithnjë e më shpesh që tregimet dhe novelat e një shkrimtari t’i lexojmë të grupuara në një përmbledhje të vetme. Kështu na humbin nga sytë ritmet e shkrimit të tyre, ritme që japin e marrin pa pushim me pjesën tjetër të veprës e në shtrirje të gjatë kohore. Në fakt, një përmbledhje me tregime do t’i ngjasonte më tepër leximit të një ditari, nëse shkrimtarit do t’ia kishte ënda të shënonte kohën e tyre të shkrimit.

