Press "Enter" to skip to content

Ftesë për një shtrigë

Ftesë për një shtrigë

Premtomë se do vish
Premto
Se do ta mbash premtimin
Oh, nuk ke përse të premtosh
Por veç eja.

Si bryma e drithëron plisin
Ashtu
E ftohtë, e lagësht bie mbi qytet
Ti mbi dorën time.

Eja
Duke kaluar mes hënës së egër
Për në kopshtin e dashurisë
Të prekim mollët
Eja e plotë si uji

Eja duke ecur
Dhe ngjyrat
Do mbyllen në puthje.

19 janar 2000

Njerëz prej letre

Dje:
Nuk pamë askënd
Që zbriti nga qielli
Për të na takuar.

Sot:
Ndërtonim shkallë prej letre
Mbi re
Kishte prapë re-
Kukulla me buzëqeshje mjegulle.

Mandej…
Ne e shkelëm
Hap mas hapi natën
Duke folur për mizat.

12 dhjetor 2000

Noktun

Trupi i heshtjes:
Një buddha i vogël, i statujtë.
Veç drita e kulluar e vetmisë
Që mbytet në tym.
Gjuhë prej asfalti
Që territ s’çojnë askund…
Në natën me Gojë të Sëmurë.

Dhe thellë
Në filxhanin e vet
Prej kartoni
Dielli i Zi i kafesë.

30 korrik 2000

Dashnisë

Shpirti im antik
Te një skelë e akullt
Ka nxjerrë kacavjerrë
Se veç dashnia
Nxjerr në bregun tjetër.

11 shtator 2001 

Autori
Astrit Cani

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *