Press "Enter" to skip to content

As ombrellë, as hije

Prej disa vitesh jetoja nё Prishtinё. Njё ditё vjeshte i hipa veturës e shkova nё qytetin Gj., ku kisha jetuar mё parё. Binte njё shi rrёke. Para kafeterisё “Palace”, njё hije u shfaq nё trotuarin plot ujё. Njё hije me ombrellё, me njё pallto tё zezё e tё gjatё; ecte ngadalё e mendueshёm. Ishte vetёm Hije, pa Qeveri. Ishte Kusha. Ecte në kёmbё. Jo se i pёlqente shiu, por nga trishtimi. Thuhej se i kishte shitur tё gjitha, edhe veturёn para do ditёsh. M’u kujtuan fjalёt e Rrem Ahishtës nё shtypshkronjё… Ah, loja e politikёs… Apo diçka tjetёr… M’u dhimbs. Duart mё ranё nga timoni e njё kohё e shkuar e para disa viteve m’u shfaq si film aty pёr aty…
Reklama, me sfond tё kuq, ku në ngjyrat e kaltёr dhe e verdhё shkruhej “Shtypshkronja NEM”, dallohej nga larg. Objekti i vjetёr nё periferi tё qytetit, ku ishte vёnё reklama, i ngjante njё stalle në formë katërkëndëshi të gjatë, me sipёrfaqe prej disa qindra metrash katrorё. Mё vonё mёsova se nё kohёn e komunizmit kishte qenё depo e kooperativёs bujqёsore. Dritaret me korniza metali dhe kunja hekuri tё krijonin pёrshtypjen e njё burgu. Mirёpo, brenda mund tё shihje njё makinё shtypi, disa paleta me letёr dhe njё brisk pёr prerjen e tyre. Aty do tё niste punёn njё shtypshkronjё e re.
Shtypshkronja do tё ishte pjesё e kompanisё me tё njёjtin emёr, e cila kishte ndёrtimtarinë veprimtari parësore, por kishte nisur tё zgjerohej edhe nё sfera të tjera. Bile vetё emri i saj, “NEM”, ishte krijuar nga tri shkronjat e para tё fjalёve: Ndёrtimtari, Elektronikё e Makineri.
Kompania “NEM” qysh para luftёs kishte bёrё emёr tё madh e jo vetëm nё qytetin Gj. Pronari ishte njё inxhinier i zoti, tё cilin e njihja nga koha e studimeve. Ai, dalёngadalё, e kishte zgjeruar ndёrmarrjen nё fushёn e ndёrtimit dhe madje kishte kontraktuar objekte edhe nё qytete tё tjera anembanё Kosovёs. Pra, pronari, Kusha, kishte arritur tё bёhej njё autoritet i respektuar ngado.
Nё qytetin e çliruar, si kudo nё Kosovёn e pasluftës, mbretёronte njё entuziazёm i pashoq. Kusha, me bindje tё thellё, i kishte thёnё vetes:
– Tash nё pushtet janё njerёzit e mi, ёshtё partia ime. Nё kёto rrethana, në qytet, shpejt mund të jem Qeveri nё Hije. Njё buzёqeshje ia kishte pёrshkuar fytyrёn. – A s’ёshtё momenti pёr tё shumёfishuar biznesin? – e kishte pyetur veten njё mёngjes tek shihej nё pasqyrё.
Dorёn nё zemёr, ai nuk donte tё ishte pёrfitues i padrejtё, por mё tepёr kishte menduar se sё paku nuk do tё kishte pengesa. Andaj, gjithnjё e mё shumё kishte nisur tё zgjeronte kapacitetet, duke radhitur njё nga njё biznese dhe veprimtari tё tjera. Dy depot e mёdha me materiale ndёrtimi dukeshin si dy kodra, qё nuk u dukej fundi. Te njëra kishte organizuar njё punёtori të stilit tё hapur, ku prehej e lakohej armatura, e porositur nga punishtet ku ndёrtonte kompania. Afёr depos tjetёr ishte kuzhina pёr punёtorёt e shumtё. Por, për Kushën, ky dukej se ishte vetёm fillimi…
Njё ditё vere tё fillimshekullit njёzetenjё, Kusha ishte ulur nё njё nga tavolinat e kafeterisё “Palace”. E rrethonin tre-katёr tё tjerё, tё cilёt ia ruanin gojёn kah fliste me qetёsi. Unё, krejt i vetmuar, po gjerbja kafen nёn hijen e njё bredhi nё oborr tё lokalit. Me tё u pёrshёndeta nga larg, me njё ngritje dore. Nuk e di mё vonё si isha thelluar nё mendime, kur para meje trupi i Kushёs u vizatua si njё trung lisi. Pas njё shtrёngimi duarsh, ai u ul nё tavolinёn time. Ardhja e tij nuk ishte befasi, sepse Kusha ishte njeri modest dhe kishte njё respekt tё veçantё pёr mua. Njё gjё e di mirё, se disa syresh aty rrotull mё panё me zili, por unё u bёra se nuk po i hetoja.
Kusha, me qetёsinё e tij tё zakonshme, pas disa fjalёve rutinё qё mund tё ndёrroheshin nё kёso rastesh, mё tha troç:
– Dua ta drejtosh shtypshkronjёn time “NEM”. Besoj e ke parё reklamёn.
Unё bёra se nuk dija gjё. E urova pёr nismёn, ngrita supet lart dhe rrudha gojёn. Pastaj i thashё: “Do mendohem!”. Ai kёmbёnguli se s’kisha çfarё tё mendoja, se mё njihte mirë, i dinte aftёsitё e mia e aq mё tepёr e dinte dёshirёn time tё flaktё pёr t’u marrё me libra dhe shtyp. Aq shumё fjalё miradie tha pёr mua, sa qё u habita dhe u turpёrova njëkohësisht. Ndaj nuk e zgjata mё shumё.
– Nesёr dal nё zyrё dhe merremi vesh.
Mandej u ngritёm: ai shkoi nё tavolinёn ku ishte mё parё, ndёrsa unё u nisa pёr nё shtёpi. Rrugёs u krodha nё mendime. M’u kujtua shtypshkronja nё qytetin time tё lindjes, ku kisha bërë praktikёn nё shkollёn e mesme. Ishte njё shtypshkronjё moderne pёr kohёn. Pastaj m’u kujtua shtypshkronja “Rilindja” nё Prishtinё, ku ishin shtypur me mijёra libra e revista; pata fatin ta vizitoja nja dy-tri herё. Mandej m’u kujtuan edhe disa shtypshkronja tё tjera private, ku kisha shtypur shtatё librat e mi. Ritmi i punёs sё makinave tё shtypit, ai ritёm teknik qё m’u shfaq nё mendje, u njёsua me ritmin biometrik tё zemrёs. M’u duk sikur isha nё njё ёndёrr tё pritur qё moti.
Puna nё shtypshkronjё kishte nisur me vёshirёsi tё shumta. Makina kryesore e shtypit ishte e pёrdorur, e tipit “Adast”, dhe prishej shpesh. Mungesa e mjeshtërve pёr rregullimin e saj e vёshtirёsonte shumë punёn. Ata ose duhej tё vinin nga Prishtina, ose nga Shkupi. Kjo natyrisht e pengonte punёn tonё. Problemet me energjinë elektrike ishin tё shpeshta dhe duhej pёrdorur gjeneratori. Megjithatё, kisha bindjen se vullneti pёr punё nuk mungonte tek stafi, por barra kryesore binte mbi mua…
Muajt kalonin e shtypshkronjёn shpesh sikur e zinte mёsyshi. Sikur të ishte vendosur në një vend të nëmur, mendoja shpesh. Vёshtirёsitё ishin tё shumta, por mund tё them se pengesat kishin filluar edhe nga brenda. Sidomos pas ardhjes së “ekspertit” në fushën e grafikës. Njё ditё dola jashtё dhe po shihja nga dritarja punëtorin qё drejtonte makinёn. Ai sillej me aq përbuzje ndaj saj. E godiste me shqelma, pastaj mori njё çekan dhe i la njё “vulё” nё anёn ballore. Nuk durova mё tepёr, hyra brenda. I mllefosur më tha:
– Ma hangri shpirtin me kёto prishje!
Nuk e zgjata mё tepёr. Ndoshta kishte tё drejtё, megjithatё kisha nisur tё dyshoja se e prishte qёllimisht… Hyra nё zyrё dhe formova numrat e telefonit tё disa mjeshtrave pёr servis. Djersёt mё kapluan kur kuptova se njёri prej tyre mund tё vinte veç pasditen e së nesërmes. Nga sikleti, nisa tё pija njё kafe. Njё krismё u dёgjua nё derё. Mendova se mё bёnё veshёt. Kur krisma u pёrsёdyt, e hapa derёn dhe para sysh m’u shfaq Rremi. Rrem Ahishta, i cili tёrё jetёn e kishte kaluar, siç thuhej, andej-kёndej nёpёr botё. Kishte jetuar herё nё Novi Sad, herё nё Shkup, herё nё Gjilan, herё nё Preshevё, herё nё Tetovё e kushedi ku tjetёr. Mustaqet si bisht miu nisёn t’i dridheshin. Nuk e di a e kishte nga gёzimi qё s’mё kishte parё moti apo pёr ndonjё arsye tjetёr. Por, pa u pёrshёndetur mё tha:
– Qenke nervoz dajёs. Kush ta ka prishё? Veç thuaj se ia kallzoj qefin…
Qesha. Vërejta me dhembshuri se si i dridhej dora e majtё. Mandej i shërbeva njё kafe. Rremi thoshte se ishte sikur CIA. Edhe pse i kishte ngat tё gjashtёdhjetave, asgjё nuk i shpёtonte pa e marrё vesh. Rafal ia nisi tё mё fliste:
– Ky bosi (e kishte fjalёn pёr Kushёn) edhe televizion kish hapur, edhe restorant, edhe klub futbolli. Veç Politika ka me e marrё nё qafё…
Deshi tё fliste edhe mё tepёr, por e ndala:
– Oh, krejt i di, tё lutem mos e zgjat mё shumё kёtё temё.
Kusha, sikur tё na kishte dёgjuar, veç kur trokiti nё derё dhe hyri brenda. Kishte veshur njё pallto, që gati nuk i prekte nё tokё. Kravata, me ngjyrat e preferuara tё partisё, i varej deri te rripi i pantallonave dhe e shtrёngonte fort nё fyt. U pёrshёndet me Rremin. Mё ftoi jashtё zyrёs, mё la njё porosi dhe shkoi. Kur hyra brenda, Rremi mё shikoi me sy tё zgurdulluar. Deshi tё thoshte prapё se mos ma kishte prishur kush, por ia prita: “Mos u bёj merak, krejt nё rregull ёshtё…”. Pastaj i fola fjalё tё mira pёr Kushёn. I tregova se njiheshim qё nga koha e studimeve. Atёherё Rremi m’u lut:
– Thuaj tё mё marrё nё punё.
– Nuk mundem, – i thashё. Ai vazhdonte tё mё luste nё tokё e qiell. Dikur mё plasi damari nё ballё: – E çfarё pune mund tё bësh tash nё kёtё moshё?
Rremi hapi sytё, i qeshi mustaku dhe m’u pёrgjigj:
– Ia mbaj pallton kur e vesh dhe kur e zhvesh. Ia var nё varёse. Specialist jam pёr kёtё punё…
Mbeta pa fjalё. Kush nuk e njihte Rremin, i cili ua kishte bёrё njёqind sherre të tjerëve, por më shumë vetes. Megjithatё, para se tё ikte, e gёnjeva: i premtova se do t’i thosha Kushёs ta merrte nё punё…
Rremi u largua nja dhjetё hapa, por u kthye sёrish. “O Zot, çfarë polli tash?”, thashё me vete. Sapo u afrua ,ë tha:
– Harrova me tё thanё edhe diçka. Kam do material special nё çantё, ndoshta e blejnё kёto zonjat apo zonjushat qё janё kёtu nё shtypshkronjё.
– Çfarё materiali, o Rrem? – e pyeta me habi.
Ai pa humbur kohё, nxori disa brekё dhe jelekё pёr femra e nisi tё m’i tregonte. Kushedi ku i kishte marrё.
– O Rrem, a do me m’futё nё bela, a? Rrasi shpejt nё çantё dhe ik, se u bё nami po na panё burrat e tyre…
Rremi mbylli çantёn me shpejtёsi, e ngarkoi nё shpinё, shikoi herё nё tё majtё, herё nё të djathtё, kapelёn e rrasi mbi vetulla dhe mё tha se do tё kthehej sёrish brenda dhjetё ditёsh. Ma rikujtoi edhe njё herё kёrkesёn pёr Kushёn. Unё, pёr njё kohё, mbeta nё derё si statujё. Dikur e mbylla zyrёn dhe u nisa pёr nё shtёpi, duke u lutur me zё: “Zot i madh, mё ndihmo!”.
As vetё nuk e di se si ikën ato dhjetё ditё. Punё e lodhshme. Shtypje tё materialeve tё shumta. Sidomos disa tiketa lotarie qё i porosiste vazhdimisht njё klient. Prishje tё makinёs “Adast”, mungesё tё rrymёs, mospagesё tё materialit tё shtypur, tё cilin duhej t’ua lёshoja klientёve me rekomandim tё Kushёs, kërkesë e stafit të shtypshkronjës për pagat, ndërsa paratë i merrte Kusha. Njё mendje mё thoshte se vrik njё ditё do t’i thosha lamtumirё asaj shtypshkronje tё mallkuar.
Rremi, si i kurdisur, ditёn e dhjetё ia behu nё shtypshkronjё. Tash nuk kishte çantё tё madhe si herёn tjetёr. Vetёm njё tё vogёl, krah e qafё. Kishte vёnё edhe kravatë. Sapo më pёrshёndeti, mё pyeti me shpoti:
– Si ёshtё Berluskoni?
Bёra se nuk e kuptova.
– Nuk i kam dёgjuar lajmet, – i thashё, – nuk e di ç’i ka ngjarё.
– More pёr kёtё bosin tёnd po pyes, – tha.
– Aha, tash e kuptova, – i thashё e pastaj heshta.
– Domethёnё nuk mё merr nё punё, – foli. Pohova me kokё. – Pse? – mё pyeti.
– E njoh Rremin, tha Kusha (e gёnjeva). Unё nё pallto mbaj kuletёn me para, mbaj gjёra tё tjera me vlerё, telefona, unazёn nganjёherё e heq nga gishti dhe e fus nё xhep ose zinxhirin e qafёs. Si t’ia lё ujkut të m’i ruaj delet?!
Rremi u mёrrol. I hapi sytё. Deshi tё thoshte diçka. Deshi tё shante fort. Megjithatё u pёrmbajt. U ngrit nё kёmbё. Pastaj u ul. Dikur foli:
– Dёgjoje Rremin e keq çka po tё thotё. Delet bosit po ia ha politika, po ia hanё ata me tё cilёt po rri ditё e natё dhe po e shkrryejnё. Nёse nuk tё dalin kёto fjalё, kёtё kokё e gjuaj nё pleh…
Pastaj iku. As nuk u pёrshёndet. Nuk di sa keq e ndjeva veten qё ia shkaktova gjithё kёtё tollovi nё mendje e nё shpirt tё gjorit. Megjithatё, mё erdhёn si ushtimё nё vesh fjalёt e Kushёs, i cili, si nё shaka, i pёrsёriste shpesh: “Nё qytet, unё do të jem Qeveri nё Hije!”.
Për dy javё mbaronte viti, ndaj nisa t’i bёja gati raportet vjetore. Kushёs i thashë se pas Vitit tё Ri do tё ikja nё Prishtinё, nё njё punё tjetёr. E falёnderova pёr besimin e dhёnё. Ai e mori me qetёsi lajmin. As nuk u hidhёrua. Rrinte i ftohtё, si njё hije. Vallë, kishte ndonjё parandjenjё se anija kishte nisur t’i fundosej?

Kur mbaroi ky vegim, e kuptova se vetura mё ishte fikur nё mes tё rrugёs. Si dukej edhe kësaj radhe i ishin lagur kandelat, siç ndodhte shpesh kur binte shi e uji shkonte rrugës rrëke. Në varganin e veturave prapa meje dëgjoheshin sirena pandërprerë. Ndeza katёr dritat e veturës, pa ditur ç’tё bёja tjetër. Vështrova nga trotuari. Aty nuk pashë as Ombrellë, as Hije. Ndoshta ishte një parandjenjë!

 

Autori
Xhemë Karadaku