Press "Enter" to skip to content

Afsh femëror

Shikoj siluetën e një gruaje
që heshtur në thellesi më gllabëron,
e unë i hutuar si skllav i bindem
afshit të saj që përvëlon.

Epshi i gjinjve të rebeluar,
më zhvesh çdo pushtet mua të mjerit,
para tyre ndihem i sfiduar
i zënë rob mes parajsës dhe ferrit.

Seç është kjo aromë gruaje
që frymën në çast ma ndal,
më përhumb në një botë tjetër
“Oh, falë zotit qenkam ende gjallë!”

24 nëntor 2010

Autori
Arta Munçaku

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *