3. Ajri ka aromën e borës
Ajri ka aromën e borës, i dashur
Mban flokë të gjatë, ah dimri, dimri
që ne na ngërthen pas njëri-tjetrit qëndron para porte, vjen
me pendën e qenit të erës. Luleakujt
shtron në dritare, thëngjijtë shpuzojnë në vatër, dhe
ti i bukuri si borë e bardhë kokën mbështet në prehërin tim
unë them kjo ëshë
slita që dot s’ndalet më, bora na shtrohet
mu në log të zemrës, ajo përndizet
mbi kovën e hirtë të oborrit Darling pëshpërin mëllenja.
Përktheu nga gjermanishtja
Anrila Spahija

Ana Kove
Anna Kove është një poete dhe përkthyese e njohur. U diplomua në vitin 2001 në Institutin Goethe në Gjermani, me diplomën "Gjermanisht si gjuhë e huaj në teori dhe praktikë". Vazhdoi studimet e masterit në Universitetin Evropian të Viadrina në Gjermani (2002–2004) në "Media dhe Komunikim Ndërkulturor". Gjithashtu u diplomua në "Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe" në Universitetin e Tiranës (1986-1990).
Anna Kove është autore e “Shën Valentin ku ishe”, “Djegë Ujërash”, “Nimfa e pemës së humbur”, dhe “Kambanat e së dielës”. Është shpërblyer me shumë çmime në ndryshme konkurse në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Ajo është një ndër autorët më të dalluar bashkëkohorë në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen e kritikëve, hulumtuesve dhe gazetarëve, të cilët kanë shkruar vazhdimisht për veprat e saj.
Kontributi i saj në përkthime është edhe më i gjerë.













Be First to Comment