Press "Enter" to skip to content

Biografi dhe poezi nga Sarah Kirsch

 

 

 

 

 

1. Atëherë s’do na duhet më flaka

Atëherë s’do na duhet më flaka
Toka do të jetë plot ngrohtësi
Pylli do të avullojë, detet të
dalldisen, retë-kafshë qumështi
kapërthehen: një pemë e fuqishme resh.

Dielli i venitur, në gjithë ç’vezullon
I rrokshëm ajri që unë fort e mbaj
Një erë fishkëlluese
Më përpëlitet ndër sytë që s’lotojnë

Me korpe të zhveshur ecim
Përmes banesave pa dyer  pa hije
të vetëm jemi sepse asnjë s’na vjen pas kërkush
Strehëbraktisur: memecë
janë qentë çapin anash meje s’e ndalin: gjuhët e tyre
të maisura pa tingull janë të shurdhëta

Vetëm qiell rreth nesh dhe shkumë shirash  të ftohtë
nuk do të ketë më, gurë
lule lëkure trupat tanë mes tyre si mëndafshi
rrezatojnë ngrohtësi, bardhësi
është ndër ne kurme argjendi jemi

Nesër ti do jesh në Parajsë bashkë me mua

Pages: 1 2 3 4

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *