Press "Enter" to skip to content

Biografi dhe poezi nga Sarah Kirsch

Sarah KirschBiografia
Poetja u lind në vitin 1935 në Harz. Emri i saj i lindjes është Ingrid Bernstein.
Interesat e saj te spikatura kundrejt natyrës tregohen në dëshirën për të studjuar fillimisht Biologji. Më pas u arsimua në Instutin e Letërsisë Johannes Becher-Leipzig. Nga viti 1960-1968 ka qënë e martuar me lirikun Rainer Kirsch, bashkë me të cilin botoi dhe vëllimin e parë poetik. Lirikat e saj të para i publikoi nën pseudonimin letrar Sarah, të cilin e zgjodhi në shenjë proteste ndaj mohimin të çifutëve nga barbaritë e Hitlerit. Si poete e shquar lirike, u njoh në vitin 1973, pasi u nderua me çmimin Heinrich-Heine. Në fillim të viteve 70-të punon gazetare, bashkëpuntore e radios dhe përkthyese.

Në vitin 1973 zgjidhet anëtare e Kryesisë së  Shoqatës së Shkrimtarëve të  DDR (Republikës Demokratike Gjermane). Gjer më vitin 1977 ishte shtetase e DDR. Në atë vit  përjashtohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të DDR, për hir të pikpamjeve të saj politike, dhe detyrohet të lerë Berlinin lindor, për t’u strehuar në pjesën perëndimore të tij.
Në 1978 u bë anëtare e Qendrës PEN për Gjermaninë Federale. Në 1980 së bashku me Günter Grass, Thomas Brasch dhe Peter Schneider i shkruajnë një letër të hapur Kancelarit Helmut Schmidt, një vëzhgim kritik mbi politikën e jashtme amerikane.
Më 1992 refuzoi punësimin në Akademinë e Arteve të Berlinit, për mbështetjen që u bënte ajo ish-bashkëpunëtorëve të Stasit (shërbimit të fshehtë shtetëror). Në vitin 1996 merr titullin Profesor në Universitetin e Kasselit. Sarah Kirsch jeton sot në një fshat të vogël, Tielenhemme, në Landin Schleswig-Holstein.
Tema qëndrore e lirikës së saj  është ekuilibri gjithmonë i rrezikuar mes njeriut dhe natyrës. Kritika letrare e cilëson shkrimtaren  “poeten e papërsëritshme të peisazhit” dhe “liriken më të madhe të gjallë të letërsisë gjermane”.

Çmimet letrare në vite

1973 Çmimi Heinrich-Heine i Ministris së Kulturës (DDR)
1978 Çmimi Petrarka dhe bursa e Villa Massimo /Romë
1981 Çmimi i Shtetit të Austrisë për Letërsinë
1984 Çmimi Friedrich-Hölderin i qytetit Bad Homburg
1988 Çmimii Letërsisë së Kanalit Televiziv ZDF, 3 sat dhe i qytetit të Mainzit.
1988    Çmimi i Artit të Landit Schleswig-Holstein
1993 Çmimi Peter-Huchel
1996 Çmimi Georg-Büchner i Akademisë Gjermane për Gjuhën dhe Poezinë.
2005 Çmimi Jean-Paul i Landit të Bavarisë

Disa nga veprat letrare

•    Zaubersprüche (1973), Thënie magjike  Poezi
•    Die Pantherfrau.(1973) Gruaja- Panterë  Prozë
•    Es war dieser merkwürdige Sommer (1974)  Përzgjedhje poetike
•    Rückenwind. (1976) Era në shpinë  Poezi
•    Musik auf dem Wasser (1977), Muzikë mbi ujë   Poezi
•    Wintergedichte (1978)  Poezi dimri
•    Sieben Häute. 1962-1979 (1979)  Shtatë lëkurë   Poezi
•    La Pagerie (1980), Prozë poetike
•    Katzenleben (1984), Jetë macesh   Poezi
•    Irrstern (1987),  Yll i çmendur   Prozë e shkurtër
•    Luft und Wasser (1988),  Ajër dhe ujë  Poezi
•    Schneewärme (1989)  Ngrohtësi bore  Poezi
•    Das simple Leben (1994),  Jetë e thjeshtë   Proza të shkurtra dhe Poezi
•    Bodenlos (1996)  Pa taban
•    Schwanenliebe.(2001), Dashuri mjelmash   Miniatura lirike
•    Kommt der Schnee im Sturm geflogen (2005), Bie borë fluturuar në stuhi  Prozë

Pages: 1 2 3 4

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *