Xhaketë e hedhur supeve,
histori e vjetër ëndërr-andrra
Kupa me hire djathi, bën gosti Mjeri.
Kripa të tret më shumë seç tretet.
Vetes zvarritur për lart-kokë,
tjetrit përgjunjur kurrë-gjallë.
Perëndi dukej rrëmujës:
rregullit ishte veç rëndomë.
Si pikatore ishin lotët.
Kush jetoi dhe i dhembi?
Amputim i gjymtyrëve një ditë do merrte fund,
por jetës veç sa po i prishnin kufijtë
për t’i shtruar të pakufijtën!
Autori







Be First to Comment