Press "Enter" to skip to content

Vëllait tim

Je poezi

Kaq i paqtë sa je,
bëhesh poezi…
Ndërsa numëroj thinjat e tua të bardha
magjepsem nga sytë gri.

Kaq i heshtur sa je,
bëhesh mal…
Ndërsa unë të sigurt i hedh hapat,
ngjitem e s’di të ndal.

Kaq i bukur sa je,
bëhesh shpresë…
Ndërsa vitet ecin rrëmbyeshëm përpara,
unë lutem që me ty të vdes.

Vëllait tim

Vëlla,
ka kohë që ke një heshtje të bukur,
një heshtje vigane,
një heshtje magjike;
nga ato që të mbyllin
në njëqind çmendina,
por të heshtin në çastet tragjike.

Ke një heshtje të butë,
që të vë në lojë,
që vëllazërisht të puth
e pastaj do të më dëbojë.

Një heshtje parajse,
një heshtje të hidhur,
një udhë ku dy botët,
i mban lidhur…

Një heshtje të dashur,
një heshtje mizore,
hakmarrje e pashpallur,
ose…
dashuri hyjnore!

Autori
Anila Toto

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *