E pafat toka ime në kërkim të heronjve
Që nënat nuk po i lindin
Lejlekët nuk po i sjellin
Kuçedrat nuk po i pjellin.
E pafat toka ime mëmë, ku koka më bëri bam
E më kërkon të jem hero
Qumështin e gjirit ma bëri haram
Këngët e sirenave më fryjnë në vesh
E përsëritin një refren idiot: Guxo, guxo!
Një flamur që pret të valëvitet mbi gjoksin e tharë
Të tokës sime mëmë
Në kërkim të heronjve
Të lindin
Të vijnë
Të sajohen
Të zihen me brumë
Që kur të bien, të mos bien në hundë…
Autori


