Shtëpia e letërsisë shqipe

, ,

Agnes Mary FRANCIS ROBINSON: Nevrasteni

Shikoj njerëzit e lumtur të shtëpisë,
tek hyjnë, dalin, flasin e ikin prapë;
ulem, i vështroj, t’i them mërzinë,
por dot nuk i ndaloj tek ikin vrap.

I shoh si patinojnë fill rreshtuar,
sipërfaqes së botës, që shkëlqen,
unë, nën të, ëndërrave harruar,
aq thellë, vorbulla më rrëmben.

Tek unë dot nuk vijnë, atje as unë;
po sikur një forcë të më shpëtojë,
a të harroj dallgët që më zunë,
si ata, thellësitë e valëve të injoroj?

Ndaj, në ditën me dritë vallë si ta di,
sa shpejt zbret, sa thellë, sa zi?

Shqipëroi Dritan Kiçi

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.