Sa për vdekjen…
Pragu më vret hyrjen,
njësoj si dalja
ma shton vetëdijen
dhe dhemb…
Pa ndrojtje, dyshime
më flet vetja.
Jehona s’njeh të jashtme.
përbrenda sfumohet
në të ndërgjegjshmen.
Sa therëse!
Papërcaktushmëria jonë.
E përcaktuar rigorozisht
në detaje.
Konture të theksuara
që errësojnë vendndodhjen,
ngatërrohen, qartësojnë dhimbshëm.
Dashuroj mungesën
Si ta pohoj unin,
kur dashuria e subkoshiencës
është emër komercial,
viktimë e ankthit në prekje?
Dashuroj mungesën.
Se isha me një fjalë
kur rishkela botën.
Së isha me dy sy
kur u shtri nata.
Se preka një lot
në buzë vetëtime.
Se isha… isha,
kur antikrishti tatuonte sarkazmin,
gjurmëve pasardhëse.
Shkretëtira mbin xhunglën.
Si ta pohoj unin,
kur përkatësia
ndëshkohet embrion,
embrion i shpirtit
në bymim të përjetshëm?








Be First to Comment