Mes miqsh dhe verës dehur, prej teje të shpëtoja, se shumë më trazonte terri i syrit tënd, në krahë dashurie, muzikë që më kënd, unë biri i pabesë, doja të të harroja. Por ti më erdhe pas, heshtur, tinëzisht, në kupë të verës ishe, që ktheja dëshpëruar, afshit të netëve…