Pa kujdes, pa mëshirë, pa turp aspak, lartuan rreth meje mure të pamat’. Dhe rri brenda tyre tani i dëshpëruar. Asgjë s’ma bren trurin, veç këtij kobi të madh. Sa gjëra më prisnin mureve përtej. Kur nisën t’i çojnë, si s’e pata mendjen? Por kurrë s’dëgjova zhurmë muratorësh, për be,…