∗∗∗ Jam ende në gjumë. Dëgjoj si lan dhëmbët. Në këtë tingull lumenj, pemë, një mal dhe një kishëz e bardhë, një tufë delesh mbi bar (dëgjoj zilkat e tyre), dy kuaj të kuq, një flamur mbi kullë, një zog mbi oxhakun e lartë; një bletë gumëzhin brenda një trëndafili…