Press "Enter" to skip to content

Si të botosh

Kushtet e botimit te Revista letrare

Revista letrare® i kushton një rëndësi të veçantë cilësisë së krijimtarisë që boton dhe të drejtave të autorit. Për këtë arsye, çdo botim nënkupton se ka lejen nga autori apo mbajtësi i të drejtave, apo që botimi është kryer pa shkelur këto të drejta.
Ndalohet ribotimi i krijimtarisë së botuar te Revista, përveç rasteve kur autori, Revista apo mbajtësi i së drejtës është shprehur verbalisht pro ribotimit.

Dërgimi i krijimtarisë

  • Dorëshkrimet duhet të dërgohen në redaksi në adresën e-mail: [email protected]
  • Formatet e pranuara janë: TXT, DOC, DOCX
  • Përveç rasteve kur redaktorët janë dakord, dërgimi i dorëshkrimeve me forma të tjera do të injorohet.
  • Redaksia përpiqet t’i përgjigjet shpejt të gjitha mesazheve të dërguara, por shpesh ndodh që, për shkak të ngarkesës, të ketë edhe vonesa.

Temat, cilësia dhe autori

  • Revista nuk boton krijimtari me nota të hapura politike apo fetare, në mbështetje apo denigrim të asnjë force politike, grupimi politik a shoqëror, përkatësie fetare dhe gjithçkaje tjetër që bie ndesh me normat letrare të rrëfimit.
  • Autori apo mbajtësi i të drejtave mban përgjegjësi për autenticitetin e krijimtarisë.
  • Përveç rasteve kur bihet dakord me redaksinë, të gjitha dorëshkrimet duhet të jenë shkruar në zbatim sa më të afërt të drejtshkrimit dhe sidomos me përdorim të germave “ë” dhe “ç”.
  • Të gjitha dorëshkrimet korrektohen dhe mospranimi i korrektimit nga autori bëhet shkak për mosbotim.
  • Revista nuk merr përsipër të botojë të gjitha dorëshkrimet e dërguara dhe redaksia nuk është e detyruar të japë shpjegime për arsyet e mosbotimit.

Redaksia dhe kolegjiumi letrar

Redaktorët e Revistës kanë autoritetin e vendimmarrjes në botime.
Një grup jo-formal, i përbërë nga shkrimtarë, poetë e publicistë, mbështet redaksinë në funksionin e kolegjiumit letrar.

Revista letrare® është organi zyrtar letrar i Klubit Qytetar Shqiptar.
Klubi Qytetar Shqiptar® është një organizatë jo-politike, jo-fitimprurëse, e regjistruar zyrtarisht në Shqipëri dhe në Bashkimin Europian.

error: Content is protected !!