13 shtator
Zonjusha Mandible dëshiron të bëjë dashuri me mua, por ngurron sepse zyrtarisht jam fëmijë; sipas regjistrit, sipas librit të klasifikimeve, sipas treguesit në dokumentet kryesore, unë jam njëmbëdhjetë vjeç. Ka një keqkuptim në këtë mes, diçka që nuk e kam sqaruar ende.