Press "Enter" to skip to content

Botuar në “Prozë”

Donald BARTHELME: Shkolla

Ja, nxorëm gjithë këta nxënës që të mbjellin pemë, e kuptoni, sepse  me motivin që… që kjo është pjesë e edukimit të tyre, të shohim  se si, e dini, sistemet bazë… dhe gjithashtu ndjenja e përgjegjësisë, përkujdesja për gjërat, përgjegjësia si individ. E kuptoni ç’dua të them. Edhe pemët u thanë. Qenë portokalle. Nuk e di pse u thanë, por ja që u thanë. Ka diçka që s’shkon te toka ndoshta, apo materiali që morëm tek fidanishtja nuk ishte më i miri. U ankuam. Mblodhëm tridhjetë fëmijë, secili mbolli pemën e vet, prandaj kemi tridhjetë pemë të thara. Gjithë këta fëmijë që shikojnë fidanet pa jetë – është diçka shumë dëshpëruese.

Hiri