∗∗∗
Pasi më zhveshe nga
dashuria dhe gëzimi
trishtimi dhe shpresa
dhe u shfaqa si një pemë e zhveshur
nga gjethet, frutat
dhe zogjtë
i shkula kopsat nga lakuriqësia jote
dhe vendosa
të të harroj
∗∗∗
Ju falem të gjithëve
kush më deshi
e kush më urreu.
Kush më braktisi
dhe kë braktisa.
Në secilën herë
më kthyen zjarrin
dhe trupit tim jetën.
Ka të tillë që i kam harruar
e ca syresh s’i harroj dot.
Ama, ata
nuk më ndaluan dhe nuk më ndalojnë dot
t’i hyj një aventure
dhe në çdo rast
të dashuroj.
∗∗∗
Prekem deri në lot,
sa herë më trajton dikush me xhentilesë.
Kam një shpirt prej uji.
∗∗∗
Që t’i kundërvihem kësaj dhimbjeje
që ta shkërmoq këtë trishtim
hedh buzëqeshje
si fara poleni
mbi majat e pemëve
shtyllave të dritave
mbi trotuare
mbi bukë
në filxhanin e kafesë
që të jem e aftë për dashuri
Unë dashuroj…
∗∗∗
Dashuri është kur
e bën tjetrin mos ta ketë nevojën
Dashuria
është kur jep
edhe pse e di që do braktisesh.
Përktheu nga arabishtja: Elmaz Fida
Të tjera nga ky autor:
- Gruaja që nuk u përsërit në jetën e Gibran Khalil Gibran
- Zemërohu!
- A ke ndonjë zgjidhje për hallin tonë?
- Mendova se vdiqa…
- Unë jam burrë i vetëm, kurse ti je fis grash
- Jetë në parkim
- Para portës tënde
- Takime sekrete
- Faqe të mbyllura
- I urrej pyetjet (Poezi)
- Dy mikrotregime
- Dëshmoj se nuk ka grua tjetër si ti
- Ku ka dashuri, ka paqe (Cikël poetik)
- Poezi
- Poezi
- Unë jam nëna e të gjithëve
- Tri poezi
- Shtatori
- Nizar Kabani: Poemë e egër
- Nizar KABANI: Bota ma hedh fajin mua