∗∗∗
U kthye sërish gruaja që u gurëzua deri në vdekje, rrethuar nga një kortezh shpendësh që fluturonin sipër saj e ndjekur nga një kortezh tjetër virgjëreshash dhe engjëjsh. Paniku kishte shtrirë flatrat e veta mbi kokat e njerëzve, të cilët e ndiqnin me sy të zgurdulluar, teksa çapitej, kryelartë, rrugicave mes shtëpive. Me një sinjal prej saj, shkreptiu qielli dhe gurët ranë si shi. Të gjithë ia dhanë vrapit të fshiheshin diku, por pa dobi. Gjithë fshati u shndërrua në kodër gurësh. Atë çast, gruaja hoqi lëkurën e saj njerëzore dhe u ngjit mbi kodër. Atje, mbi kodrën e mëkateve, i mbinë dy flatra, me të cilat fluturoi…
∗∗∗
Më vjen ndërmend hija, hija jote, që qëndroi me mua pasi ra nata, kur ne të dy u ndamë një herë e përgjithmonë.
Më vjen ndërmend emri yt i çuditshëm, shkruar në libra të blerë së bashku; sa herë hap ndonjërin, një flutur fluturon jashtë prej tij.
Më vjen ndërmend barishtja nën sqetullat e tua, me shije të njelmët, me aromë balte, ai çast i neveritshëm, ai çast shthurjeje, i pamenduar; s’e kisha bërë me ndonjë grua para teje, as pas teje, atë çast kur të mbështeta pas murit e pashë fytyrën tënde të vogël, atë fytyrë të bukur dhe të shëmtuar, të mrekullueshme, të thatë dhe epshore. Zhyta kokën në kraharorin tënd, kambanat e të cilit binin egërsisht në kërkim të nënës sime të humbur, në kërkim të vendlindjes time, të shtëpisë dhe mikut, pastaj fshiva lotët dhe u largova.
I lashë pas flamujt teksa thyheshin njëri pas tjetrit e binin në atë fushëbetejë, ku të vrarët ishin shpërndarë nën këmishën tënde.
Të lashë të hutuar, të trazuar, të ndezur e unë vazhdova jetën time, pa kokë!
Përktheu: Elmaz Fida
Të tjera nga ky autor:
- Ku ka dashuri, ka paqe (Cikël poetik)
- Poezi
- Gruaja që nuk u përsërit në jetën e Gibran Khalil Gibran
- Zemërohu!
- A ke ndonjë zgjidhje për hallin tonë?
- Mendova se vdiqa…
- Unë jam burrë i vetëm, kurse ti je fis grash
- Jetë në parkim
- Para portës tënde
- Takime sekrete
- Faqe të mbyllura
- I urrej pyetjet (Poezi)
- Dëshmoj se nuk ka grua tjetër si ti
- Poezi
- Unë jam nëna e të gjithëve
- Tri poezi
- Shtatori
- Nizar Kabani: Poemë e egër
- Nizar KABANI: Bota ma hedh fajin mua
- Nizar KABANI: Të premtova