∗∗∗
Për çdo dashuri që kam ndjerë,
ty të kam dashur më thellë,
për çdo poezi që kam lexuar,
për ty më të bukurën kam shkruar,
për çdo vdekje nga ashku,
për ty kam vdekur më shumë.
Unë nuk di mëmëdhe më të sigurt sesa zemra jote,
nuk njoh atdhe që arratiset nga ky planet,
drejt një tjetri,
si zemra jote,
as ndonjë stuhi që shkul dëshpërimin,
siç bën zemra jote…
∗∗∗
Ndonjëherë…
në shi…
dhe në acar
gjej duart e tua
në xhepat e palltos time…
∗∗∗
A të dashuroj?
Jo.
Por as nuk të urrej.
Ti je trëndafil,
kurse unë gjemb.
Ajo çfarë i mungon aleancës sonë
është një filiz.
∗∗∗
Mbi supet e tua të brishta
mban peshën e botës.
Me një buzëqeshje
e nxjerr mizorinë e saj nga shinat
dhe i përulesh rinisë së zemrës,
që e stimulon truallin e shpirtit drejt gjelbërimit.
Udhëheq burimin drejt drerit
dhe nektarin drejt trëndafilit.
Sakaq, ti çapitesh kryelartë,
me brishtësinë tënde të pazakontë.
Përktheu Elmaz Fida
Të tjera nga ky autor:
- Dy mikrotregime
- Ku ka dashuri, ka paqe (Cikël poetik)
- Zemërohu!
- Takime sekrete
- Faqe të mbyllura
- I urrej pyetjet (Poezi)
- Dëshmoj se nuk ka grua tjetër si ti
- Poezi
- Unë jam nëna e të gjithëve
- Tri poezi
- Shtatori
- Nizar Kabani: Poemë e egër
- Nizar KABANI: Bota ma hedh fajin mua
- Nizar KABANI: Të premtova
- Nizar KABANI: Mes një dashurie dhe një tjetre
- Nizar KABAN: Kaposhi delenxhi