Kur agu ndrin e falë nuk thua
Por veç dësh’ron dreka të t’sjellë
Në mendje ke veç dua, dua
Harron, bota për ty s’është mbjellë
Kur qan se fati keq të polli
E ligësia t’ësht’ vënë pas
Habitesh pse bota s’të ngre dolli
Se ti ke më të mënçurin avaz?!
Se as frëngu nuk di të shkruajë
Aq bukur sa ç’zografisesh ti
Pa çka se tretegjashtë gërmat e tua
Akoma të tëra mirë s’i di
Më të ndershëm se ti e tuajt
Në këtë dynja jo nuk gjen dot
Fajin gjithnjë e kanë të huajt
Pisllëku yt nuk është për ndot
Kurva janë të tëra pas dere
Veç oxhaku yt ka nder, virtyt
Në ëndrrën e një nate vere
Endesh me lakun lidhur në fyt
Të tjera nga ky autor:
- Errësirë
- Dans ma rue vit un vieil homme
- Pellgjet
- Në krahët e tu të vdes
- Wild cherries
- Varret e mia
- Në rrugën time jeton një plak
- Në një gjithësi tjetër
- Si të shkruash një sonet
- Letra dashurie: Juliette Drouet për Victor Hugo
- Kur më qesh im atë
- Nëse ty
- Jacket in the summer
- The gentleman’s pleasure
- Xhaketë mes beharit
- Pulë e pjekur dhe byrek
- Te Mimoza Kuchly rrëfen jo vetëm gruaja
- Kënaqësia e Halimit
- Ca kupa verë me Perëndinë
- Përhumbur