Press "Enter" to skip to content

Ti dhe unë

91Shares

Ti je e bukur si një atdhe i lirë,
kurse unë i drobitur si një atdhe i pushtuar.
Ti je e trishtë si një i humbur që s’dorëzohet,
kurse unë i mobilizuar si një prag lufte.
Ti je e dëshiruar si ndalja e luftës,
kurse unë zemërthyer si një kërkues nën rrënoja.
Ti je e guximshme si një pilot i mirëtrajnuar,
kurse unë krenar si gjyshja e tij.
Ti je në ankth si prindi i një të sëmuri,
kurse unë i qetë si një infermiere.
Ti je e freskët si një pikë vese,
kurse mua më lipset që të rritem.
Të dy jemi të egër, si hakmarrja,
të dy jemi të butë si falja.
Ti je e fortë si kolonat e gjykatës,
kurse unë i çoroditur si një i paragjykuar.
Sa herë takohemi
flasim pa pushim,
si avokatë
të kësaj bote.

Përktheu Elmaz Fida

91Shares