Press "Enter" to skip to content

Neologjizmat kadariane në veprën “Kush e solli Doruntinën”

170Shares

Neologjizëm vjen nga greqishtja (neo: e re dhe logos: thënie, shprehje). Pra, neologjizmi është krijimi i fjalëve apo shprehjeve të reja, që nuk kanë qenë më parë në fjalorin e gjuhës shqipe, të cilat, përgjithësisht, kanë një autor krijues.
Neologjizmat formohen për arsye të ndryshme: për arsye artistike-stilistikore dhe gjuhësore, si nevojë e gjuhës për t’u pastruar nga fjalët e huaja apo pasurimi i saj me fjalë, që rrënjën e kanë te shqipja.
Po të ndalemi në neologjizmat që sjell Kadare, shohim një larushësi gramatikore morfo-sintaksore kadariane në gjuhën shqipe. 

Emër Mbiemër Folje Ndajfolje Parafjalë
mbarimin e një fushëtire doruntina Vranaj do të përshkoq gjithçka tha me vete ankueshëm ku ke qenë ti midis 30 shtatorit dhe 13 tetorit? A?
nënkrejsa e bardhë mjergull kaltëroshe greminohej Stresi hutueshëm
boshësi të pashpresë ditë e mardhur do të njejësohet me të keqen mendoi vetëtimthi
shkallinat e fronat rrënimtare se një erë e marrë ngjethet nga të ftohtët të dyja dolën heshturazi
u dëgjua një zhaurimë Histori e përzishme Sytë u përndritën ta shikonte ngultazi
jehonën e kësaj çarturije një ndriçim squfuror ishte ende shurdhëri
këtë çmeritje me zë të drithëruar mendoi ngrirazi
bujisjen e thashethemeve

 

nusen të bukur e mjegullore Mos na sill mullarthi

 

për ta shtrirë më larg heshtimin Pemët lotarake nuk u pa më asgjëkund
erdhi zhurmhuri i tij Binte përzishëm
ktheu kryet (gegërsiht)
në gjoks kishte një athëtirë
sa mund ta quash pabesnajë
Mbi fushëtirën e madhe
largësorët theksonin mbajtjen e besës
nëpër terr
Shtëpia e një katunthi
Të ndaloj thashethemnajën njerëzore
Stresi me po atë pangutësi

Tabela e neologjizmave të Kadares te “Kush e solli Doruntinën”
Pasqyrimi në kategori gramatikore të neologjizmave kadariane
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesë –tire: mbarimin e një fushëtire,
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – si: boshësi të pashpresë, me po atë pangutësi
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesën – (ë) ri, zi: ishte ende shurdhëri, të dyja dolën heshturazi, ta shikonte ngultazi, mendoi ngrirazi
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – inat: shkallinat e fronat
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – so/r/ t: largësorët
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesë –thi: emëri  katunthi, ndajfolja mendoi vetëtimthi, mos na sill mullarthi
Formim i kategorive gramatikore–najë: emër Të ndaloj thashethemnajën njerëzore, ndajfolja sa mund ta quash pabesnajë.
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht ndajfolje me prapashtesën –shëm: tha me vete ankueshëm, Stresi hutueshëm, binte përzishëm.
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht mbiemra  me prapashtesën –re, e- : një ndriçim squfuror, nusen të bukur e mjegullore, Ftohjes rrëzëllore
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesën-ake: pemët lotarake
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht folje me prapashtesën- hej, het : grehimnohej, do të njësohet.
Formim i fjalëve të reja, me rrënjë të re: emra si:  si u dëgjua një zhaurimë, jehonën e kësaj çarturije, këtë çmeritje, bujisjen e thashethemeve, në gjoks kishte një athëtirë; folje si: do të përshkoq gjithçka, ngjethet nga të ftohtët, sytë u përndritën; ndajfolje si: nuk u pa më asgjëkund.
Kemi edhe kategori gramatikore të dialektit gegë, të rimarra qëllimisht në vepër, si: emrat (nënkrejsa e bardhë), ktheu kryet; mbiemëri Doruntina Vranaj; parafjala pyetëse A (ku ke qenë ti midis 30 shtatorit dhe 13 tetorit? A”.
Përshtjellimi funksional i përdorimit të tyre
Neologjizmat siç e kemi thënë më sipër janë fjalë të reja, të ardhura në fjalorin e gjuhës shqipe, që në veçanti kanë dy funksione kryesore, esenciale dhe brumësore:
E para është arsye patriotike, e trashëguar që në kohën rilindase, për të spastruar gjuhën shqipe nga çdo fjalë e huaj e panevojshme.
E dyta ka një funksion pasuror. Jo thjesht të pastrojë gjuhën shqipe, por ta pasurojë atë me fjalë, thënie apo shprehje, që burimin e kanë po në gjuhën shqipe.
Nëse shohim neologjizmat e Kadaresë, ato plotësojnë të dyja këto funksione, ai pastron gjuhën shqipe dhe jep një mesazh të koduar përmes historisë së treguar: Mos përdorni fjalë të huaja, pasi shqipja është mjaft e gjerë dhe të ofron mjaft mundësi shprehëse. Gjithashtu këto neologjizma trokëllisin thesarin fjalësor të gjuhës shqipe.
Kadare ka edhe një arsye madhore të përdorimit të neologjizmave, si dhe formimit të tyre “me ndihmën e dialektit gegë”.
Ai formon ndajfolje me prapashtesën gege –shëm, si: ankueshëm, hutueshëm, përzishëm etj. Po ashtu ai formon ndajfolje dhe emra përmes prapashtesës gege– najë: pabesnajë, thashethemnajë.
Kadare ka përdorur edhe fjalë tipike gege, si kryet, mardhur, nënkresa, Vranaj, parashtesën A etj.
Pikërisht kjo është një arsye e tretë po aq madhore sa ato të mësipërmet për të thyer kufirin dhe paragjykimin se gegërishtja është një dialekt i varfër dhe, për këtë arsye, standardja është formuar në bazë të toskërishtes. Ai përmes përdorimeve të tilla njëjtëson gegërishten dhe toskërishten si pjesë e shqipes dhe si domosdoshmëri tingullore dhe gjuhësore për t’u përdorur. Tingëllimi hundor dhe shkronjat e trasha të gegërishtes sjellin në veshin dhe në syrin e lexuesit funksionalitet tingullor-artistik. Konkretisht, Kadare nuk thotë shkallët, por shkallinat, ose ditë e ftohtë, por e mardhur, ose ngjethet nga të ftohtët, për të sjellë te lexuesi shoqërizime gjuhësore-fonetike-artistike për të zhurmuar onomatopeikisht.

170Shares