Press "Enter" to skip to content

Kalendar: Si sot, 30 nëntor

30 nëntor. Lindën: John Bunyan (30 nëntor 1628 – 31 gusht 1688), shkrimtar dhe predikator anglez; Jonathan Swift (30 nëntor 1667 – 19 tetor 1745), shkrimtar irlandez, i njohur si autor i librit “Udhëtimet e Guliverit”; Theodor Mommsen (30 nëntor 1817 – 1 nëntor 1903), studiues, historian, jurist, politikan e arkeolog gjerman, çmimi Nobel në Letërsi, si mjeshtri më i madh i gjallë në artin e të shkruarit të historisë; Mark Twain (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) shkrimtar amerikan, i njohur ndër ne me librin “Aventurat e Tom Sojerit”, si dhe me mjaft libra të tjerë; Winston Churchill (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965), Kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore e gjatë periudhës 1951-1954, si dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, në vitin 1953.

John Bunyan (30 nëntor 1628 – 31 gusht 1688):
“Nëse jeta ime është e pafrytshme, nuk ka rëndësi se kush më lëvdon. Nëse jeta ime është e frytshme, nuk ka rëndësi se kush më kritikon.”
“Gjatë lutjes është më mirë të kemi një zemër pa fjalë, se sa fjalë pa zemër.”
“Lutuni e lexoni, lexoni e lutuni, sepse është më mirë të marrësh pak prej Zotit se sa shumë prej njerëzve.”
“Frika nga Zoti është fillimi i urtisë.”

Jonathan Swift (30 nëntor 1667 – 19 tetor 1745):
“Jetoje çdo ditë të jetës si të ishte e fundit, sepse është e sigurt se njëra prej këtyre ditëve ka për të qenë përnjëmend e fundit.”
“Nëse në këtë botë shfaqet një gjeni i vërtetë, ju do të mund ta njihni menjëherë nga fakti se të gjithë idiotët rreshtohen kundër tij.”
“Njeriut nuk duhet t’i vijë turp të pranojë gabimet që ka bërë, sepse kjo thjesht do të thotë se sot është më i urtë nga ç’ishte dje.”
“Vizion quhet arti i të parit të diçkaje, që për të tjerët është e padukshme.”
“Pushteti nuk përbën bekim në vetvete, me përjashtim të rasteve kur përdoret për të mbrojtur të pafajshmit.”
“Asnjë njeri i urtë nuk ka dëshiruar kurrë të ishte më i ri në moshë.”
“Një armik mund të bëjë dëm më tepër nga ç’mund të bëjnë mirë dhjetë miq së bashku.”
“Fjalët janë rrobat e mendimeve tona.”
“Disa njerëz, duke dashur të shkulin me rrënjë paragjykimin nga vetja e tyre, në të vërtetë shkulin me rrënja virtytin, ndershmërinë dhe besimin.”
“Kam vetëm diçka për të thënë në lidhje me shkrimtarët e thellë: që kohët e fundit janë shtuar me të vërtetë shumë.”
“Te burrat është dëshirimi ai që mundëson lindjen e dashurisë. Te gratë është dashuria ajo që mundëson lindjen e dëshirimit.”

Theodor Mommsen (30 nëntor 1817 – 1 nëntor 1903):
“Historia as nuk është shkruar e as nuk është bërë pa dashuri apo pa urrejtje.”
“Pa pasion nuk ka gjenialitet.”
“Historiani është më afër artistit se sa studiuesit.”

Winston Churchill (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965):
“Sukses quhet aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin.”
“Jetesën e fitojmë me atë që marrim, por jetën e fitojmë me atë që japim.”
“Personalisht jam gjithmonë gati për të nxënë, megjithëse nuk më pëlqen të marr mësime prej ndokujt.”
“Ne jemi padronë të fjalëve të pathëna, por njëkohësisht edhe skllevër të fjalëve që kemi thënë.”
“Unë jam i dehur, zonjë, por nesër do të gdhihem esëll, ndërkohë që ti do të vazhdosh të jesh e shëmtuar.”
“Nëse hapim sherr mes të shkuarës e të sotmes, do të vëmë re se kemi humbur të ardhmen.”
“Pesimisti sheh vështirësi në çdo mundësi. Optimisti sheh mundësi brenda çdo vështirësie.”
“Socializmi është filozofi e dështimit, fé e injorancës, ungjill i zilisë, dhe virtyti i tij më i qenësishëm është ndarja e barabartë e varfërisë.”

Mark Twain (30 nëntor 1935 – 21 prill 1910):
“Mirësjellja është gjuha që shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.”
“Duhet të përpiqemi të jetojmë në një mënyrë të tillë, sa ditën kur të vdesim t’i vijë keq për ne edhe varrmihësit.”
“Mos debato kurrë me budallenjtë, sepse të detyrojnë zbresësh në nivelin e tyre, ku pastaj ia dalin mbanë të fitojnë për shkak të përvojës.”
“Gazetar është ai që arrin ta dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, e që në fund fare boton gënjeshtrën.”
“Frika nga vdekja vjen për shkak të frikës nga jeta. Një njeri që ka jetuar në mënyrë të plotë është i gatshëm të vdesë në çdo çast.”
“Guximi nuk është mungesë e frikës, por qëndresë ndaj frikës, vënie e saj nën zotërim.”
“Bëj gjënë që ke frikë më shumë, e kësisoj vdekja e frikës është e sigurtë.”
“Sekreti për të ecur përpara është të fillosh.”
“Nëse thua gjithmonë të vërtetën, nuk ke nevojë të mbash mend asgjë.”
“Mënyra më e mirë për të marrë veten, është të përpiqesh të ndihmosh dikë tjetër.”
“Kurrë s’kam lejuar që shkolla të ndërhyjë në edukimin tim.”
“Nuk kanë rëndësi përmasat e një qeni, por përmasat e luftës që qeni ka brenda vetes.”
“Mungesa e parave është rrënja e të gjitha të këqijave.”
“Më mirë ta mbash gojën mbyllur e të dukesh si budalla, se sa të flasësh e të heqësh çdo dyshim.”
“Ndërkohë që e vërteta është ende duke mbathur këpucët, gënjeshtra e ka përshkuar gjysmën e botës.”
“Jepi mundësinë çdo dite, që të mund të bëhet dita më e bukur e jetës tënde.”

Ridley Scott (30 nëntor 1937):
“Si mundet njeriu të vështrojë galaktikën dhe të mos ndihet fare i papërfillshëm?”
“Egoja është gjithmonë e pranishme, por unë përpiqem ta kanalizoj atë.”

“Mirësjellja është gjuha që shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin.”

Përzgjodhi e përktheu: Shpëtim Kelmendi

error: Content is protected !!