Press "Enter" to skip to content

Kalendar: Si sot, 21 tetor

21 tetor. Lindën: Samuel Taylor Coleridge (21 tetor 1772 – 25 korrik 1834), poet, kritik letrar, filozof e teolog anglez; Alphonse de Lamartine (21 tetor 1790 – 28 shkurt 1869), shkrimtar, poet e politikan francez; Alfred Nobel (21 tetor 1833 – 10 dhjetor 1896), biznesmen, kimist, inxhinier, shpikës e filantrop suedez; Edmondo De Amicis (21 tetor 1846 – 11 mars 1908), shkrimtar e poet italian; Patrick Kavanagh (21 tetor 1904 – 30 nëntor 1967), poet e shkrimtar irlandez.

Samuel Taylor Coleridge (21 tetor 1772 – 25 korrik 1834):
“Mendimi i thellë mund të arrihet vetëm nga ai që ka ndjenja të thella, sepse e vërteta është një formë zbulese.”
“Vetëm ajo çfarë del nga zemra mund të shkojë drejt zemrës.”
“Martesa më e lumtur që mund të imagjinoj, është ajo midis një burri shurdh dhe një gruaje të verbër.”

Alphonse de Lamartine (21 tetor 1790 – 28 shkurt 1869):
“Ndonjëherë rastis të mungojë vetëm një person, por ajo mungesë bën që të na duket gjithë bota e shpopulluar.”
“Në zanafillën e të gjitha gjërave të mëdha gjendet gjithmonë një grua.”
“I kufizuar në natyrën e tij, i pafundmë në dëshirën e tij, njeriu i ngjan një zoti të rrëzuar, që sjell ndër mend qiellin.”
“Një vetëdije pa Zot i ngjan një salle gjyqi pa gjykatës.”
“Poetët dhe heronjtë i përkasin së njëjtës racë. Të parët konceptojnë, të dytët zbatojnë.”

Alfred Nobel (21 tetor 1833 – 10 dhjetor 1896):
“Nëse kam një mijë ide, prej të cilave vetëm njëra është e mirë, ndjehem i kënaqur.”

Edmondo De Amicis (21 tetor 1846 – 11 mars 1908):
“Miqësitë janë si martesat: vetëm një ndër dhjetë ndodh nga dashuria.”
“Një shtëpi pa libra i ngjan një kopshti pa lule.”
“Mos prit të kesh qetësi në këtë jetë, nëse ke lënduar nënën tënde.”

Patrick Kavanagh (21 tetor 1904 – 30 nëntor 1967):
“Ligësia është emri tjetër i mediokritetit.”
“Njeri origjinal konsiderohet ai njeri, i cili arrin të shprehë disa të vërteta, që njerëzit e mirë i kanë ndërmend.”

Përzgjodhi e përktheu: Shpëtim Kelmendi