Press "Enter" to skip to content

Kalendar: Si sot, 19 shtator

19 shtator. William Golding (19 shtator 1911 –19 qershor 1993); Paulo Freire (19 shtator 1921 – 2 maj 19970), filozof dhe edukator brazilian; John Le Carré (19 shtator 1931), shkrimtar, ushtarak e agjent sekret anglez; Jon Kabat-Zinn (5 shtator 1944), mjek, profesor e autor amerikan; Jeremy Irons (19 shtator 1948), aktor britanik.

William Golding (19 shtator 1911 –19 qershor 1993):
“Fëmijëria është si sëmundje, prej së cilës shërohemi vetëm duke u rritur.”
“Unë mendoj se gratë janë të çmendura kur synojnë të bëhen të barabarta me burrat. Gjithmonë kanë qenë më të mira se burrat. Çfarëdo që burrat u japin grave, ato i përmirësojnë. Nëse u jepni spermë, ato jua kthejnë fëmijë; nëse u jepni banesë, ato e shndërrojnë në shtëpi; nëse u jepni miell, ato e bëjnë bukë; nëse u jepni buzëqeshjen, ato ju japin zemrën. Gratë i përmirësojnë dhe i shumëfishojnë dhuratat që marrin. Kësisoj, nëse guxoni t’i trajtoni si plehra, ato do të hedhin mbi ju pleh me tonelata.”

Paulo Freire (19 shtator 1921 – 2 maj 19970):
“Të mos përfshihesh në konfliktin midis të fortit e të dobëtit, kjo do të thotë të bëhesh palë me të fortin dhe jo të jesh neutral.”

Jeremy Irons (19 shtator 1948):
“Gjëja më madhështore e të qenit aktor është se, meqenëse interpreton tërë kohën, të duhet të kërkosh brenda vetes karakteret e personazheve që interpreton. Duke u shndërruar në personazhe të tjerë, ti fiton përvoja të reja dhe zgjerohesh si njeri, gjë e cila bën të mundur që t’i kuptosh më mirë të tjerët. Kjo është fantastike. Shpresoj se duke u plakur si aktor, jo vetëm që bëhesh më interesant për shkak se jeton jetët e të tjerëve, por bëhesh më i urtë edhe si njeri.”
“Të gjithë kemi makinat tona të kohës. Disa na kthejnë pas në kohë dhe ato që përjetojmë quhen kujtime. Disa na çojnë përpara në kohë dhe ato që përjetojmë quhen ëndrra.”

John Le Carré (19 shtator 1931):
“Kur bota të shkatërrohet, kjo nuk do të ndodhë për shkak të të çmendurve, por për shkak të ekspertëve dhe burokratëve.”

Jon Kabat-Zinn (5 shtator 1944):
“Në të vërtetë, aventurë nuk është të qëndruarit në majë, por përpjekja që bëjmë për t’iu ngjitur majës.”
“Është vërtet akt dashurie të ulesh e të rrish pak vetëm, në heshtje.”
“Pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të ndjeshëm as ndaj trupit dhe as ndaj proceseve të tyre mendore.”

Përzgjodhi e përktheu: Shpëtim Kelmendi

Similar Posts: