Press "Enter" to skip to content

Kalendar: Si sot, 17 shtator

17 shtator. Lindën: Stephen Hales (17 shtator 1677 – 4 janar 1761), klerik anglez, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme të shkencës, si botanika, kimia dhe fiziologjia, e që po ashtu është i pari që realizoi matjen e presionit të gjakut; Nicolas de Condorcet (17 shtator 1743 – 29 mars 1794), filozof e matematikan francez; Édouard Pailleron (17 shtator 1834 – 19 prill 1899), poet e dramaturg francez; William Carlos Williams (17 shtator 1883 – 4 mars 1963), poet e shkrimtar amerikan; Anne Bancroft: (17 shtator 1931 – 6 qershor 2005), aktore, skenariste e këngëtare amerikane; Kenneth Kesey (17 shtator 1935 – 10 nëntor 2001), romancier dhe eseist amerikan.

Stephen Hales (17 shtator 1677 – 4 janar 1761):
“Nëse ndokush e ka ndarë mendjen të tradhtojë veten e tij, më pëlqen të jem pranë tij që ta ndihmoj.”

Nicolas de Condorcet (17 shtator 1743 – 29 mars 1794):
“Shijoje jetën tënde pa e krahasuar atë me jetën e ndokujt tjetër.”
“E vërteta u përket atyre që e kërkojnë, jo atyre që pretendojnë se e zotërojnë.”

Édouard Pailleron (17 shtator 1834 – 19 prill 1899):
“E vetmja lumturi që kemi, është lumturia që japim.”
“Koincidenca është Zot, por në mënyrë anonime.”
“Në dashuri nuk ka rregulla, por vetëm përjashtime.”
“Nëse një francez flet keq për veten, mos i beso; thjesht po mburret.”

William Carlos Williams (17 shtator 1883 – 4 mars 1963):
“E vetmja mënyrë për të qenë të lumtur, është të bëjmë të lumtur të tjerët.”
“Nuk është e rëndësishme ajo çfarë thua, por mënyra si e thua. Këtu qëndron sekreti i epokave.”
“Çfarë pushteti ka dashuria përveç faljes?”
“I vetmi realizëm në art është ai i imagjinatës.”
“Dashuria është realitet i përtejbotshëm dhe prej saj nuk buron gjë tjetër veçse dashuri. ”
“Poetët mund të jenë të mallkuar, por jo të verbër: ata shohin me sytë e engjëjve.”
“Puna më e mirë që arrijnë të bëjnë njerëzit, është puna e bërë nën stres dhe me një kosto të madhe personale.”
“Nuk kam shkruar kurrë brenda rregullave, madje as brenda rregullave që i kam caktuar vetes.”
“Nuk mund t’i zëmë besë asnjë lloj opinioni. Madje edhe faktet mund të mos jenë gjë tjetër veçse gabime shtypi.”
“Koha është një stuhi, brenda së cilës humbasim që të gjithë.”
“Një botë e re është thjesht një mendje e re.”

Anne Bancroft: (17 shtator 1931 – 6 qershor 2005):
“Mënyra më e mirë për t’i bindur burrat që të bëjnë çfarë të doni ju, është t’u thoni: mbase jeni tepër të moshuar për ta bërë këtë.”

Ken Kesey (17 shtator 1935 – 10 nëntor 2001):
“Nuk mund të jesh përnjëmend i fortë, nëse nuk arrin të dallosh edhe anën zbavitëse të gjërave.”
“E vërteta nuk ka të bëjë me mizorinë, por me mëshirën.”
“Kur humbet të qeshurën, humbet pikëmbështetjen.”
“Ti mund të numërosh sa fara ka brenda mollës, por nuk mund të numërosh sa molla ka brenda atyre farave.”
“Nevoja për misterin është më e madhe se nevoja për përgjigjen.”
“Nëse do dikë, e do përgjithmonë, ose e jotja nuk ka qenë kurrë dashuri.”

Përzgjodhi e përktheu: Shpëtim Kelmendi

Similar Posts: