Press "Enter" to skip to content

Kalendar: Si sot, 3 shtator

3 shtator. Lindën: Sarah Orne Jewett (3 shtator 1849 – 24 qershor 1909), romanciere, tregimtare e poete amerikane; Alison Lurie (3 shtator 1926 – 3 dhjetor 2020), romanciere dhe akademike amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer; Irene Papas (3 shtator 1926), aktore greke, që ka luajtur në shtatëdhjetë filma, brenda një harku kohor prej pesëdhjetë vitesh; Charlie Sheen (3 shtator 1965), aktor amerikan; Jagadish Vasudev (3 shtator 1957), i njohur si Sadhguru, joga guru dhe autor indian; Malcolm Gladwell (3 shtator 1963), shkrimtar e gazetar kanadez me origjinë angleze; Louis Sullivan (3 shtator 1856 – 14 prill 1924), arkitekt amerikan, qw konsiderohet “babi i rrokaqiejve”; Mary Parker Follett (3 shtator 1868 – 18 dhjetor 1933), filozofe, punonjëse social, konsulent menaxhimi dhe pioniere në fushën e teorisë së organizimit; Sergei Dovlatov (3 shtator 1941 – 24 gusht 1990), shkrimtar rus, një nga shkrimtarët rusë më të lexuarit në gjysmën e dytë të shekullit XX;

Sarah Orne Jewett (3 shtator 1849 – 24 qershor 1909)
“Njerëzit që i shohin gjërat ashtu siç janë, jo ashtu siç do të dëshironin të ishin, kanë gjithmonë sukses.”

Alison Lurie (3 shtator 1926 – 3 dhjetor 2020)
“Të gjithë duam të jemi fajtorë, sepse faji është pushtet.”
“Letërsia e vërtetë, ashtu si udhëtimi, është gjithmonë e mbushur me surpriza.”
“Të gjitha luftërat e tjera përfundojnë me fitore, me humbje, me rraskapitje, por vetëm lufta mes burrave dhe grave nuk përfundon kurrë.”

Irene Papas (3 shtator 1926):
“Unë kurrë nuk kam fituar çmime Oskar, por as çmimet Oskar nuk e kanë fituar kurrë Irenë Papasin.”

Charlie Sheen (3 shtator 1965):
“Pasiguria është shenjë përunjësie, ndërsa përunjësia është aftësi dhe vullnet për të mësuar.”
“Mënyra më e mirë për mos të t’u thyer zemra, është të hiqesh sikur nuk ke zemër.”
“Ose duaj ose urre! Nëse jeton në mes, nuk fiton asgjë.”
“Jam lodhur duke u shtirë sikur nuk jam njeri i veçantë.”

Jagadish Vasudev (3 shtator 1957):
“Kur të pushton dhimbja, dëshpërimi apo zemërimi, është çasti të shikosh brenda teje, jo rrotull teje.”
“Nëse i reziston ndryshimit, i reziston jetës jetës.”
“Dashuria nuk është ajo që ti bën, por ajo që ti je.”
“Të mësosh të dëgjosh, ky është thelbi i jetës inteligjente.”
“Nëse nuk bën gjëra të drejta, gjërat e drejta nuk vijnë kurrë tek ti.”
“Mos ji shumë serioz në lidhje me jetën tënde. Është thjesht lojë.”

Malcolm Gladwell (3 shtator 1963):
“Sa më shumë moshohem, aq më shumë e kuptoj se e vetmja mënyrë për të thënë gjëra me vlerë është të çlirohem nga frika e të qenit doemos korrekt.”
“Ne, si qenie njerëzore, kemi një problem me narracionin: jemi shumë të nxituar të japim shpjegime në lidhje me gjëra për të cilat nuk kemi vërtet ndonjë shpjegim.”

Përzgjodhi dhe përktheu: Shpëtim Kelmendi

Similar Posts: