Press "Enter" to skip to content

Kiki Dimoula: Letër

Postieri,
me hapat e të cilit më zvarriten shpresat,
më solli edhe sot
një zarf me heshtjen tënde.
Nga jashtë, emri im, shkruar me gabime,
e një adresë, rrugë që nuk ekziston.
Megjithatë, postieri,
e gjeti sipas imazhit tim,
përkulur, duke parë dritaret
e duke lexuar duart,
që brumosnin një përgjigje.
Por, do ta hap, e vendosur do ta hap
e do ta tund melankolinë time,
me fjalët e tua të pashkruara.
E nesër do të të përgjigjem,
me një fotografi, timen.
Në ballë do kem petale të thyera,
e në gjoks medaljen e dërrmimit do kem të groposur.
Por,
në veshë,
do më varet heshtja jote.

Përktheu nga greqishtja: Jasmina Kotrri

Të tjera nga ky autor:

error: Content is protected !!