Press "Enter" to skip to content

Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika

36Shares

∗∗∗

Jam ende në gjumë. Dëgjoj si lan dhëmbët. Në këtë
tingull
lumenj, pemë, një mal dhe një kishëz e bardhë,
një tufë delesh mbi bar (dëgjoj zilkat e tyre), dy kuaj
të kuq,
një flamur mbi kullë, një zog mbi oxhakun e lartë;
një bletë gumëzhin brenda një trëndafili – trëndafili
dridhet –
Ah, përse po vonon! Mos fillo të krihesh;
po fle të them, duke pritur gojën tënde. Nuk dua
që pështyma jote të ketë aromë menteje. Porsa të zgjohem
krehëra të mëdhenj e të vegjël, furça dhëmbësh do i flak
jashtë.

∗∗∗

Poezitë që jetova në trupin tënd duke heshtur,
do më kërkojnë, një ditë, kur të ikësh, zërin e tyre.
Por nuk do kem më zë të flas për to.
Pasi ti e kishe zakon gjithnjë të ecje dhomave këmbëzbathur,
dhe më pas mbështilleshe në shtrat,
në një topth pendësh, mëndafshi e flake të egër.
Kryqëzoje duart rreth gjunjëve,
duke shtrirë tundueshëm të pluhurosurat shputa të trëndafilta.
Kujtomë – më thoshe – kështu;
kështu, të më kujtosh, me këmbë të pista;
me flokët që më bien në sy – pasi kështu më thellë të vështroj.
Pra, si të kem më zë?
Kurrë më parë, Poezia nuk eci kësodore,
ndën lulemollët e bardha e të lulëzuara të asnjë Parajse.

Përktheu Eleana Zhako

Të tjera nga ky autor:

36Shares