Press "Enter" to skip to content

Filluan aplikimet për botim në “Revista letrare, Verë 2021”, në print

Revista letrare pranon dërgimin e shkrimeve në zhanret: tregime, poezi, kritikë, retorikë dhe intervista, për shtyp, çdo tre muaj. Afati i fundit i dërgimit për konsiderim për botim në Revistën Letrare, verë 2021 është 30 prilli.

Të gjitha dërgimet bëhen vetëm nëpërmjet adresës email. Për mënyrën e dërgimit dhe kërkesa të tjera shikoni faqen, rubrikën “Si të botosh”. Shkrimet duhet të jenë në shqip dhe të pabotuara më parë apo të hedhura online. Përkthimet duhet të shoqërohen me një kopje të tekstit origjinal. Shkrimet pa Ë dhe Ç nuk konsiderohen.

U sugjerojmë të gjithë atyre që dëshirojnë të dërgojnë krijimet, të lexojnë Revistën Letrare online dhe sidomos numrin e pranverës së Revistës Letrare, për t’u njohur me materialet dhe natyrën e botimit. Revista letrare, pranverë 2021 mund të blihet në RL Books, Amazon, Barnes and Noble dhe thuajse në të gjitha shërbimet e tjera online.

Të tjera nga ky autor:

    Nuk ka botime të tjera nga ky autor.

error: Content is protected !!