Ndahen çmimet vjetore për letërsi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë. Juria profesionale, e përbërë nga pesë anëtarë, nderoi me çmime për vitin 2020 këto personalitete:
-Mehmet Kraja fitoi çmimin “Azem Shkreli” për veprën jetësore.
-Ag Apolloni mori çmimin “Anton Pashku” për veprën më të mirë në prozë me librin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.
-Blerina Rogova Gaxha, me librin “Thasë”, fitoi çmimin “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi.
-Agron Shala u shpërblye me çmimin për veprën më të mirë në kritikën letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, me veprën “Dekalogu”.
-Nexhat Halimi u vlerësua me çmimin “Vehbi Kika” për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, me librin “I vetëm në mal”.
-Fatbardha Statovci dhe Teuta Blakqori u shpallën përkthyeset më të mira të vitit në gjuhën shqipe dhe morën çmimin “Pjetër Bogdani”.
Revista Letrare uron autorët fitues dhe në vazhdimësi do të pasqyrojë fragmente nga krijimtaria e tyre.
Redaksia