Gdhihen mëngjeset si pellgje uji të ndenjur,
me furçën e dhëmbëve pastron ëndrrat e mjera,
treguar për veten dyzuar,
mes ç’është dhe dëshirave pa turp.
Një tjetër ditë në pritje të natës,
për ëndërrime që prishin të keqen,
e asaj që mendimet sjellin,
mes trishtimit dhe shpresës.
Do të vrasësh veten, t’i japësh fund kotësisë,
por të mungon guximi, të dridhen duart,
kur dritën merr dhe e bën thikë,
të vrasësh natën që ke brenda.
Mbrapa shpine t’i rendësh vetes,
mos të të shohë, mos ndjejë tradhtinë,
t’ia ngulësh shpëtimin thellë,
shpirti t’i dalë pa ditur se si.
Dita të erret e nata të vijë pa vakt,
pendimet të treten,
shpresa të qeshë si lavire
që e kishe, por s’të kish.
Të tjera nga ky autor:
- Dritan KIÇI: Lindja e perëndisë sime
- Dritan KIÇI: Kur më qesh im atë
- Agnes Mary FRANCIS ROBINSON: Nevrasteni
- Dritan KIÇI: Në rrugën time jeton një plak
- Dritan KIÇI: Nëse ty
- Dritan KIÇI: Për llafet e botës
- Letra dashurie: Juliette Drouet për Victor Hugo
- Lord BAJRON: Është ora
- Dritan KIÇI: Endje dhe ëndje
- Dritan KIÇI – Si të shkruash në 8 hapa një novelë të suksesshme
- Dritan Kiçi: Në krahët e tu të vdes
- Dritan KIÇI: Pa Besën kemi mbetur të pabesë
- William SHAKESPEARE: Soneti 18: A të të krahasoj me një ditë vere?
- Dritan KIÇI: Ca kupa verë me Perëndinë
- Dritan KIÇI: Te Mimoza Kuchly rrëfen jo vetëm gruaja
- Dritan KIÇI: Kënaqësia e Halimit
- Dritan KIÇI: Xhaketë mes beharit
- Dritan KIÇI: Pulë e pjekur dhe byrek
- Pablo NERUDA: Sonet dashurie, XVII
- Dritan KIÇI: Rilindje