Dy vjet e priste ajo, me shpirtin ndër dhëmbë,
siç thonë,
dhe ai erdhi një ditë, fillim pranvere, si të mos
kishte ndodhur asgjë.
Kjo gjë e vrau tërësisht. Ai nuk e kuptoi
që ndodhej e vdekur kundruall, me sfond
një dritare të hapur e të shndritshme, në formë katrore.
E vështronte me vetëbesim erotik,
me të lehtën, thuajse profesionale, dëshirë
të stërvitur. Vështrimi i tij,
ngrohtësisht i akullt, shponte një plagë të vjetër nën narkozë brenda
kockave të saj.
Dhe ishte një skenë çuditërisht e bukur, sikur dikush
të kish’ vdekur në heshtje mbi karrigen e dentistit
dhe mjeku qetësisht të vazhdonte t’i mbushte një dhëmb
teksa dielli i qershorit rrëzëllente mbi lëkurën e kafenjtë të karriges.
Përktheu nga origjinali: Eleana ZHAKO
Të tjera nga ky autor:
- Janis Ricos: Erotika (Pjesë)
- Janis RICOS: Fjalë mishtore (fragment)/Erotika
- Janis RICOS: Mëhallat e botës (fragment)
- Janis Ricos: Erotika
- Takis SINOPULOS: Kënga e këngëve
- Tasos LIVADHITIS: Erotike
- Safo: Tri poezi
- Jorgos SEFERIS: Ikje
- Kiki DIMOULA: Poezi (Shkëputur nga libri “Mbartës melankolie”)
- Aris ALEKSANDRU: Poezi
- Kristina FRANGESKAKI: Hedh rrënjë (fragment)
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
- Janis Ricos: Epitaf
- Konstandin P. KAVAFI: Miris; Aleksandria e 340-s
- Janis Ricos: Epitaf (Vazhdim)
- Odiseas ELITIS: Balona
- Nikiforos Vrettakos: Galaktikat e vogla
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Vdes siç vdes një vend