Press "Enter" to skip to content

Shazim MEHMETI: Nudo

Bah,
ç’ditë, ç’qiell,
ç’muzikë e dritës!

Ç’i kaltër qielli,
ç’i kaltër qielli
atje lart,
me atë re të vetmuar,
shpinas shtrirë,
si një grua e bukur,
flokëlarë,
gjishpluar,
lakuriqe.

Shih e ndij,
ndij e shih, o Zot:
nudo dita,
nudo qielli, reja,
nudo muzika, drita,
nudo kjo dehje,
ky mendim…

Të tjera nga ky autor:

Comments are closed.