Dashuri mikroskopike
kopje e lashtësisë së saj.
Enë balte
e tregon gjysmë të shtrirë mbi sipërfaqe të tejdukshme,
ku duket dhe ana e saj e fshehtë.
Për vite mbështetej e sigurt
në një raft-ikonostas kujtimesh.
E gjeta të thërrmuar.
Gjymtyrët e trupit të copëtuara,
tjetërkund këmba, tjetërkund flatrat,
tjetërkund fajësia e saj.
Dyshoj te një copë shpluhurosëse,
vënë qëllimisht -vetëm Zoti e di-
nga kushedi ç’plagë e vjetër
etur për shpagim.
Mund ta ngjis dëmtimin
e kam studiuar gjatë anatominë e humbjes
por ama vras mendjen nëse duhet.
Mendoj që, nëse e lë
të thyer në copëza,
do jetë kështu më tepër dashuri.
Përktheu: Eleana Zhako
Të tjera nga ky autor:
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Kiki DIMOULA: Fraksion
- Poezi (Shkëputur nga libri “Mbartës melankolie”)
- Kiki Dimoula: Letër
- Tri tregime të shkurtra
- Eleana ZHAKO: Kaktus
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Trofe – Plagë – Ëndërr (Cikël poetik)
- Televizori
- Krishtlindje 1948
- Derisa viktima të bëhet e jona
- Balta (fragment)
- Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika
- Ahileas KIRIAKIDHIS: Në radë¹
- Zirana ZATELI: Epsh ndër tëmtha (fragment)
- Miltos SAHTURIS: Tri poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Apokalipsi i Kasandrës (fragment)
- Janis RICOS: Histori erotike
- Koha kalon përmes syve të saj
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
Komentet janë mbyllur.