Mbështjellë ty – gjumi më zë. Më zë hareja e një ëndrre që vjen. Që vjen nga larg e ty brenda të ka. Të ka të bukur, ashtu siç fle. Ashtu siç fle, me sytë mbyllur që pulit. Që pulit me to edhe zemrën time. Zemrën time që gjumi s’e zë.
Më këput gjumi me aromën tënde. Me aromën tënde, që kur s’e kam më bën të qaj. Të qaj e qesh me ato që them. Që them me vete, se goja s’mi nxë. S’mi nxë as shpirti, por mendja m’i thur. M’i thur litar, të më varë në mur. Në mur ngulitur sytë përnatë. Përnatë kur gjumi shpirtin s’ma nxë.
Në krahët e tu gjumi më merr. Më merr më çon te perënditë. Te perënditë, që si ti bëjnë mrekulli. Mrekulli që m’a ngopin zemrën me hare e lot. E lot zemra ime me ato që dëgjon nga ti. Nga ti që sjell në shtrat ato që më mungojnë. Që më mungojnë, se dua ti t’i kesh. T’i kesh e t’i mbash për mua, kur në krahët e tu të vdes.
Të tjera nga ky autor:
- Dëshirore shqiptare
- Errësirë
- Dans ma rue vit un vieil homme
- Pellgjet
- Wild cherries
- Varret e mia
- Në rrugën time jeton një plak
- Në një gjithësi tjetër
- Si të shkruash një sonet
- Letra dashurie: Juliette Drouet për Victor Hugo
- Kur më qesh im atë
- Nëse ty
- Jacket in the summer
- The gentleman’s pleasure
- Xhaketë mes beharit
- Pulë e pjekur dhe byrek
- Te Mimoza Kuchly rrëfen jo vetëm gruaja
- Kënaqësia e Halimit
- Ca kupa verë me Perëndinë
- Përhumbur
Be First to Comment