Press "Enter" to skip to content

Ornela Musabelliu: Pa ty të fle

Mesnata e theu këmbën
e ul këmbëkryq në verandën time.
Veç bulkthat, që s’e kanë kuptuar ende që vera shkoi,
mundohen ta prishin qetësinë,
që më hyn në kraharor
e del prej aty me shtëllungat e tymit të duhanit.
U boshatis paketa,
por imazhin tënd s’e dogja dot
as me njëzetë cigaret të thithura fort deri në filtër.
Nata i leu qerpikët me rimel fosforeshent,
si një adoleshente në eksplorimin e parë me ngjyrat.
Unë, një fanatike e përbetuar,
i hedh në duar ujë të bekuar gushti,
që bashkë me qerpikët të lajë edhe imazhin tënd,
që nuk di të rrijë urtë e të flejë në sytë e mi,
por veç të shtriqet e të më verbojë.
Të lutem kursemi sytë…
dhe natën.
Dua të fle!

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!