Letërprurësi vdiq
Se nuk kishte ç’letër të dorëzonte.
Më falni!
Gjeta kohën ta shkruaja,
por nuk gjeta kohën ta dërgoja
ose, ndoshta,
gjeta fjalët ta shkruaja,
por s’gjeta arsye ta dërgoja.
Sidoqoftë nuk nevojitej ndërmjetës,
marrësi përfundimtar isha unë,
përderisa,
në dashuri, si edhe në përrallat e tjera,
gjithë personazhet
(të paktën dy a shpesh më shumë)
janë një.
Ndaj letërprurës,
u prehsh në paqe!
Sido që të jetë,
dyert ku do trokisje
dy herë
janë zakonisht hapur.
Me mish e me dhëmbë
1.Thonj gjysmë të zhveshur.
Andrea Staikos e heroinave të tij teatrore
Me thonjtë e kuq,
të përflakur
(nga turpi gjithnjë)
çirrte kohën.
Kishte harruar që,
sado që të zhvishte
kuptimin e fshehtë
nga dukuritë,
kohën nuk do arrinte
ta gënjente kurrë.
2.Apologjia e dhëmbëve
Dhëmbëve iu parashkrua
të kenë rrugëtim paralel
pa iluzione e vetëgënjime.
Rënie të përbashkëta, gjithashtu.
Bien në fundfillimin e parë
dhe drejt fundit tonë.
Të parat, të qumështit,
kur rreshtim së besuari
te Babagjyshi e përrallat.
Të tjerat, të quajturat të përhershme,
kur rreshtim së besuari
në përralla për të rritur,
që nënkuptojnë dashuritë
e ideologjitë.
Nuk kemi më arsye
të shfaqim dhëmbët e logjikës,
ndaj kanosjeve të së magjishmes
e së mrekullueshmes.
Ç’vlerë ka një armatë dhëmbësh,
para absurdit të përkryer të fundit?
As që do t’ia dijë nga kafshimet
Kalorësi i Zi.
E shumta të hidhet një urë
për kalimin drejt kaosit.
Sa për mua, më ndjeni,
i kam ende të gjitha dhëmbët.
Lëvozhga e kujtesës
Zhvoshkës kujtese,
u reklamua përgjatë periudhës së zbritjeve
– për pak ditë mbarojnë
nxitoni –
pasi, siç dihet,
kujtimet nuk treten,
kur gëlltiten të papërtypura,
me lëvozhgën e trashë të mungesës.
Nëse nuk arritët këtë herë,
s’ka gjë, herës tjetër!
Zbritjet e ndjenjave janë me tepricë.
Një kërkim i vogël në faqen e harresës
do t’ju bindë.
Përktheu: Eleana Zhako
Shkëputur nga vëllimet poetike “Hapmatësit e kohës” (Melani 2016) dhe “Peshorja e shpirtrave” (Melani 2018).
Të tjera nga ky autor:
- Maria PATAKIA: Cikël poetik
- Tri tregime të shkurtra
- Eleana ZHAKO: Kaktus
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Balta (fragment)
- Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika
- Ahileas KIRIAKIDHIS: Në radë¹
- Zirana ZATELI: Epsh ndër tëmtha (fragment)
- Miltos SAHTURIS: Tri poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Apokalipsi i Kasandrës (fragment)
- Janis RICOS: Histori erotike
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Koha kalon përmes syve të saj
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
- Kiki DIMOULA: Përpikëri
- Yannis TZANETAKIS: Cikël poetik
- Takis SINOPULOS: Kënga e këngëve
- Janis RICOS: Mëhallat e botës (fragment)
- Kiki DIMOULA: Fraksion
- Costas MAVROUDIS: Dy tregime të shkurtra nga “Pavdekësia e qenve”
Be First to Comment