Press "Enter" to skip to content

“Don Kishoti i Mançes”, një vepër e mallkuar?

Më 16 janar 1605, Miguel Servantes publikoi në Madrid pjesën e parë të romanit “Gjeniu Hidalgo Don Kishoti i Mançes”.
Rrëfimet tregojnë se autori, këtë libër, e shkruajti gjatë periudhës së burgut në Sevilje, më 1597-n, pasi u kap rob prej piratëve barbarë, gjatë betejës në Lepante. Por shkrimi i veprës së plotë i mori rreth 20 vjet punë. Duhej pritur viti 1615, që ai të publikonte pjesën e dytë.
Që me publikimin e të parë njohu një sukses të paimagjinuar dhe u ribotua pesë herë.
Pjesa e parë fillon me një prolog, ku Servantes tallet me elitën e epokës së tij.
Autori e paraqet shkrimin si një biografi të vërtetë, duke bërë të kuptohej se kapitujt e parë janë hulumtuar arkivave të Mançës dhe pjesa tjetër është përkthim nga një tekst arab, i autorit Cid Hamet Ben Engeli.
Por asgjë nga këto nuk ka ekzistuar. Romani rrëfen historinë e Alonso Kuishano, një fisnik i varfër në Mançë, i dhënë pas librave kalorsiakë.
Një ditë ai e gjen veten si një prej kalorësve të romaneve që adhuronte dhe mendoi se misioni i tij ishte të shkonte kudo nëpër Spanjë, për të luftuar të keqen dhe të mbrojë të vuajturit.
Dhe përjeton aventura të çuditshme me kalin e tij Rosinand dhe shërbyesin Sanço Panço. Ai krijoi portretin e një fshatareje, atë të Dylqinjës së Tobozës, të cilën duhet ta shpëtojë, duke iu betuar për dashuri e besnikëri të përjetshme.
Disa vite më pas, para daljes së pjesës së dytë të romanit, një farë Avelaneda publikon atë që do të quhej “Vepra e dytë e gjeniut Hidalgo Don Kishoti i Mançes”.
Servantes, i acaruar, e quan grabitës në një nga kapitujt e veprës origjinale. Atëherë vendosë që ta vdesë heroin e tij, në mënyrë që asnjë autor tjetër të mos ta kopjonte. Sot renditet si romani i parë modern, është një ndër librat më të përkthyer dhe, edhe pse kundër dëshirës së autorit, është përshtatur, në gjithë botën, në teatër, balet, “Zotnia im, Don Kishot” të Graham Grin, këngë, libra të artistëve, si Salvadore Dali, dhe filma.
Dhe pse Servantes ka vdekur prej shekujsh, dëshira e tij ishte mosadaptimi, i cili duket se është kthyer në një mallkim.
1942-2002, “Disney” braktisi projektin e vet për mungesë buxheti; filmi i regjisorit rus, Grigori Kovintsev, nuk u lejua të paraqitet në Amerikë për shkak të luftës së ftohtë.
Më 1992-shin, Orson Wells, që kishte filluar të punonte me veprën, nuk e përfundoi dot.
Midis filmave të publikuar, ai i Terry Gilliam është më i diskutuari: “Burri që vrau Don Kishotin”, më 1990-n, dhe xhirimet filluan një vit më vonë, por ishte i pamundur për shkak të zhurmës së avionëve, që interferonin dhe fatkeqësia vazhdoi me një stuhi, e cila shkatërroi të gjitha materialet.
kasting, Johnny Depp dhe Jean Rochefort interpretonin rolin e Sanço Panços dhe Don Kishotit, por një hernie e pengon Rochefort të vazhdojë xhirimet. Regjisori e braktisi punën.
Terry Gilliam, për rreth 16 vjetësh, nuk arriti ta përfundojë xhirimin për shkak të mungesës së fondeve. Më 2016-n, ai vendosi në krye të projektit Adam Driver dhe Jonathan Pryce dhe pas pesë herë ndryshimesh të skenarit dhe regjisë, filmi u shfaq në ceremoninë e mbylljes së Festivalit në Kanë, më 2018-n. Ashtu si Miguel Servantes, edhe Terry Gilliam iu deshën 20 vjet për ta vënë në ekran.

Përktheu: Mimoza KUCHLY

@Don-Quixote-illustration-by-Gustave-Dore

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You cannot copy content of this page