Le të jetë
Në mes të natës shtrëngohem
pas tij. Ti je baba them
nuk më gënjen dot
dhe le të jetë sosur shtati yt
në përmasat e birit tim.
Bindurazi
Merrini këto kafshë
ishin lodra dikur
këmbët e tyre shkelnin mbi qilim
hynte dielli vështronin gjithnjë
të heshtura e të bindura
merrini këto kafshë
kujtesa nuk mund t’i mbajë
të rendin me kockat mbi bar.
I mungoj
Pa e qortuar qan
I mungoj që tani, ndonëse s’e kupton.
Nga vëllimi poetik “Jetë e thellë”, Botimet Kedros (2004)
Mos
Mos m’u prish
nuk di
si ribëhesh
nuk kam lodër tjetër
mos
Unë dalëngadalë
Jo thashë
nuk e ka fajin perdja e syrit
që më sheh përherë
e më të mjegullt
jam unë që mjegullohem dalëngadalë
unë që qaj mbyturazi pas perdes
fëmijë që theu vazon
Të dua ende
Poshtë gurit
e dheut
ajo që ti ke mbetur
të dua ende
Do shkojmë përsëri
Një mëngjes do shkojmë përsëri
në këndin e lodrave
Tani do ma mbash
ti dorën
që të mos iki
-siç ikin të mëdhenjtë-
gjithçka e pandryshueshme
kolovajset, shilarëset
litarët
do e jetë e diel dhe do fryjë erë
Nga vëllimi poetik “Patinë e mjegullt”, Botimet Polis (2017)
Yannis Tzanetakis ka lindur në Kallamata të Greqisë, në vitin 1956. Që prej vitit 1975 jeton në Athinë. Mbaroi studimet për Shkenca Politike dhe Ekonomike dhe ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar. Ka botuar 9 libra me poezi dhe në vitin 2017 është nderuar me çmimin “Anagnostis” për vëllimin poetik “Patinë e mjegullt”, (Botimet Polis).
Përktheu: Eleana Zhako
(Skica nga @Vladimir Radibratovic)
Të tjera nga ky autor:
- Tri tregime të shkurtra
- Eleana ZHAKO: Kaktus
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Balta (fragment)
- Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika
- Ahileas KIRIAKIDHIS: Në radë¹
- Zirana ZATELI: Epsh ndër tëmtha (fragment)
- Miltos SAHTURIS: Tri poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Apokalipsi i Kasandrës (fragment)
- Janis RICOS: Histori erotike
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Koha kalon përmes syve të saj
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
- Kiki DIMOULA: Përpikëri
- Maria PATAKIA: Cikël poetik
- Takis SINOPULOS: Kënga e këngëve
- Janis RICOS: Mëhallat e botës (fragment)
- Kiki DIMOULA: Fraksion
- Costas MAVROUDIS: Dy tregime të shkurtra nga “Pavdekësia e qenve”
- Dimitris DIMITRIADIS: Vdes siç vdes një vend
Be First to Comment