E dashura ime po vjen e dridhet. Gjunjët e saj
ngjajnë nëpër natë si dy monedha të freskëta.
Flet e dëgjohet një turmë e madhe bletësh.
Asgjë nuk dëgjoj. Dora e saj shkëlqen sipër meje
si dëbora mbi degë.
Nuk di ç’të bëj. Brenda meje lëvrijnë zëra të çuditshëm.
Ulu, e dashura ime, nën hijen e kamares.
Pasqafa jote është e freskët si lumi.
Goja jote është zog.
Pasqafa jote është natë.
Goja jote kujtim.
Sytë e tu janë mjegull.
Goja jote çuçurit pareshtur si flatrat e një instikti.
O e shkundulluara ime nga puthjet, si shkurret nga dallgët,
brenda hijes së gjumit tim fli,
brenda syve të mi që flenë, fli.
E dashura ime, lëkura jote është si lum,
që shket poshtë detit.
Damarët e tu janë pemë me fruta.
Mbështetu tek unë, e zbehtë, e miqësuar me dritën.
Do jem qielli e ti një heshtje në qiell.
Përktheu: Eleana Zhako
Të tjera nga ky autor:
- Tri tregime të shkurtra
- Eleana ZHAKO: Kaktus
- Eleana ZHAKO: Poezi
- Balta (fragment)
- Janis RICOS: Fjalë mishtore – Erotika
- Ahileas KIRIAKIDHIS: Në radë¹
- Zirana ZATELI: Epsh ndër tëmtha (fragment)
- Miltos SAHTURIS: Tri poezi
- Dimitris DIMITRIADIS: Apokalipsi i Kasandrës (fragment)
- Janis RICOS: Histori erotike
- Kiki DIMOULA: Mbi kufoma
- Koha kalon përmes syve të saj
- Nikos KAZANTZAKIS: Asketika (fragment)
- Kiki DIMOULA: Përpikëri
- Maria PATAKIA: Cikël poetik
- Yannis TZANETAKIS: Cikël poetik
- Janis RICOS: Mëhallat e botës (fragment)
- Kiki DIMOULA: Fraksion
- Costas MAVROUDIS: Dy tregime të shkurtra nga “Pavdekësia e qenve”
- Dimitris DIMITRIADIS: Vdes siç vdes një vend
Be First to Comment