Press "Enter" to skip to content

Ramadan BOZHLANI: Kur

Kur muskujt e lodhur të buzëve,
s’nxjerrin dot zë,
përveç kollës së thatë,
si plagë e shpirtit të tronditur,
kur vështrimi rrëzohet pikëllueshëm,
mbi errësirën e dheut kërcënues,
e petalet bien,
kur lulet përkulen para lëngimit
të syve të përhumbur,
që e rrëqethin tokën,
deri në bërthamën e zjarrtë,
atëherë vdekja ka mëshirë për jetën,
e jeta e thërret si shpëtimtare,
ta nxjerrë nga eshtrat e ftohtë,
ngjashëm me grilat e burgut pa vizitorë.

Të tjera nga ky autor:

Be First to Comment

    Komento

    error: Content is protected !!